Categories: kosovë

Përparim Rama: Skeptic për zgjedhjen e presidentit pas marrëveshjes Kurti-Abdixhiku

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur dyshime se marrëveshja e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së do të çojë deri te zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës.

Të lidhura

None found

Pas dakordimit të LVV-së dhe LDK-së që profesori universitar dhe ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, të jetë kandidat i përbashkët për postin e presidentit, Rama deklaroi se ende nuk është i bindur për përfundimin e suksesshëm të procesit.

Ai tha se dëshiron formimin e institucioneve dhe vazhdimin e përparimit të vendit, por zhvillimet e dy viteve të fundit e bëjnë atë pesimist për arritjen e një marrëveshjeje që do të mundësonte zgjedhjen e kreut të shtetit.

Rama paralajmëroi se ekziston mundësia që marrëveshja të jetë edhe një strategji e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Uroj që mos të jetë kjo dhe një lojë e Albin Kurtit. Dyshoj shumë që ka me u zgjedh presidenti, për fat të keq po them. E ka treguar tash e dy vjet që nuk është i interesuar për me kriju qeveri, pra nuk është dikush që don me qeverisë, është dikush që ka tendenca autokratike po them dhe nuk e shoh, nuk jam optimist. Uroj që po, uroj që të krijojmë qeveri, uroj që të kemi president, po jam shumë pesimist në bazë të rrjedhave tash e gati dy vjet”, deklaroi Rama.

I pyetur për kandidaturën e Bekim Sejdiut, Rama u shpreh se e mbështet zgjedhjen e presidentit nëse partitë janë pajtuar dhe nëse koalicioni ka numrin e nevojshëm të votave.

“Patjetër që po, kqyri, vendit i duhet presidenti dhe nëse partitë janë pajtuar edhe i kanë votat, patjetër që po. Neve na duhen institucione, na duhet me ec përpara, pra nuk mund të ndalemi”, theksoi ai.

të fundit

Vetëm 62% e fëmijëve kanë marrë dozën e parë kundër fruthit, Klekovski paralajmëron rrezik epidemie

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski, u bëri thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre kundër fruthit, duke paralajmëruar se…

5 minutes ago

Merkaj pranë largimit nga Sudtiroli, orët e fundit mund të vendosin të ardhmen e sulmuesit shqiptar

Silvio MerkajSilvio Merkaj mund të ndryshojë skuadër në ditën e fundit të merkatos së verës [...]Read More...

9 minutes ago

Sadiku: Hoti mbështet një kandidat presidencial nga PDK-ja

LVV dhe LDK kanë arritur marrëveshje që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Kosovës. Marrëveshja shihet si hap…

15 minutes ago

‘Marshim për lirinë dhe UÇK-në’/ Këngëtari i njohur, Yll Limani mbështet marshin e 12 shtatorit në Prishtinë

Yll Limani mbështetë marshin e 12 shtatorit: Prishtinë, të marshojmë për lirinë dhe UÇK-në. Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani,…

21 minutes ago

Spanja shënon rekord nga vapa ekstreme, mbi 5 mijë persona humbin jetën

Më shumë se 5 mijë persona kanë humbur jetën në Spanjë si pasojë e temperaturave të larta gjatë muajve të…

24 minutes ago

I riu nga Skenderaji humb jetën pas rrëzimit nga objekti ku punonte

Bajram Selimi nga fshat Kuqicë ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra pasi u rrëzua nga një objekti…

26 minutes ago