Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka theksuar se nuk ka ndonjë lëvizje të re në arritjen e koalicionit LVV-LDK, por sipas tij është e domosdoshme të arrijnë marrëveshje.
“Është e domosdoshme të arrijmë marrëveshje. Të qeverisim bashkë. Këtë e kërkojnë qytetarët çdo ditë”, ka thënë Kurti.
None found
Ai shtoi se me qetësi politike duhet të ulen e të merren vesh. “Jemi aq afër, se po u afruam edhe më, merremi vesh. Nuk ka takime që 8 ditë. Unë jam në Kosovë dhe jam i gatshëm për t’u takuar”, tha Kurti.
Në lidhje me kërkesën e Presidentit Thaçi për dërgimin e emrit për kryeministër, ai tha se “ne do t’ia dërgojmë propozimin tonë, por do të përpiqemi maksimalisht që kjo të ndodh pas marrëveshjes që do të arrijmë me LDK-në” shkruan ekspress.
Kurti pret që të ketë një qeveri të shumicës, e përbërë nga LVV, LDK, pakicat dhe siç th ai “ndonjë deputet tjetër” dhe shtoi se është për një marrëveshje e cila do ta bëjë Qeverinë e re, të pa parë në Kosovën e pasluftës.
Një histori dashurie me fund tragjik ka tronditur opinionin publik në Iran dhe më gjerë. Alireza Sepahi, 25 vjeç, u…
Real Madridi është skuadra me më së shumti gola të anuluar nga sistemi VAR në historinë e La Ligës, që…
Përmes një postimi në rrjetin social X, kryeministri Edi Rama, ka reaguar kundër sulmeve të rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite,…
Nga nesër, 12 tetor, sistemi "Safe City" do të fillojë në territorin e SPB - Ohër, përkatësisht në Ohër, Strugë,…
Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përmbyllur me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, të realizuar…
Mbeturinat e Kumanovës përkohësisht do të dërgohen në deponinë Drislla në Shkup.Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së…