Categories: Uncategorized

Kursimtar apo dorëlëshuar, ja ç’thotë horoskopi për ju

A jeni një shpenzues i pandreqshëm apo mund të kurseni? Edhe pse duket absurde, koha e vitit në të cilën kemi lindur mund të ndikojë edhe në llogarinë tonë bankare.Ja se si mund të shpezoni apo kurseni sipas shënjave të horoskopit.

Dashi është një shenjë që e do aventurën dhe gjithmonë jeton ditën. Kur bëhet fjalë për paratë, rrezikon të jetë i papërgjegjshëm dhe të shpenzojë të gjitha kursimet, pa i kontrolluar. Përkundër kësaj, megjithatë, nuk kalon në panik. Kur përballet me probleme financiare, e di se duhet të përveshë mëngët dhe të bëjë disa sakrifica.

Të lidhura

None found

Demi

Demi është një shenjë shumë racionale dhe arrin të jetë super përgjegjës me kursimet. Problemi lind kur sheh diçka që e ka ëndërruar gjithmonë të ketë në dollap: në këtë rast do të bëjë një seri llogaritjesh të hollësishme për të shijuar atë pak “mëkat” dhe për të rregulluar financat në javët e ardhshme.

Binjakët

Binjakët janë një shenjë e dyfishtë, ju kurrë nuk mund t’i kuptoni ato në një mënyrë të qartë, sepse ata gjithmonë do të jenë shumë lunatikë. Edhe kur bëhet fjalë për financat, vlen ky rregull. Një ditë ata janë super përgjegjës dhe nuk shpenzojnë asgjë për të shpëtuar, ditën tjetër ata sillen si fëmijë në një dyqan me karamele. Me pak fjalë, ata thjesht nuk mund t’i mbajnë paratë e fituara.

Gaforrja

Gaforrja është një nga shenjat më diskriminuese të zodiakut dhe sillet në mënyrë të përsosur kur ka për të bërë disa kursime. Ëndrra është që të ketë një shtëpi të rehatshme e të rregullt dhe do të bëjë gjithçka për të arritur qëllimin. Nuk është rastësi që nganjëherë duket pak e babëzitur, por e vërteta është se nuk e kursen veten në shoqërinë e të dashurve.

Luani

Luani është një nga shenjat më bujare të zodiakut dhe i pëlqen t’i japë dhurata të gjithë njerëzve që do, edhe pa ndonjë arsye të veçantë. Kur shkon në pazar, ai ndjen kënaqësi të jashtëzakonshme, kështu që do të jetë në gjendje të përfundojë llogarinë në zero për të realizuar të gjitha dëshirat. Në thelb, nuk e di se çfarë do të thotë të kursesh.

Virgjëresha

Virgjërsha është shenja më racionale e zodiakut dhe arrin të jetë e pakapshme kur është fjala për financat. Kjo shenjë është një kalkulatore dhe një projektuese, do të përdorë kalendarët dhe listat e detajuara në mënyrë që të bien gjithmonë brenda shpenzimeve që kishte vendosur. Ata që synojnë të kursejnë para, por nuk kanë sukses, do të bënin mirë t’i besonin kuletat e tyre Virgjireshës.

Peshorja

Peshorja është një shenjë mjaft e përgjegjshme kur bëhet fjalë për paratë, për sa kohë nuk e gjeni veten para një fustani apo aksesori që keni dashur gjithmonë. Në situata të tilla, nuk mendon dy herë për shpenzimet, por i harxhon pa problem, pa menduar për faktin se kjo gjë mund ta lërë trokë.

Akrepi

Akrepi është një shenjë që qeveriset nga ndjenjat ekstreme, lëshon pe vetëm në situata që mund të zgjerojnë imagjinatën, gjithçka që është “normale” e shmang. Edhe kur i humbet financat, ndjek gjithmonë instiktin duke gjetur gjithnjë një mënyrë për të balancuar rezultatin. Si? Ai do të pranojë një punë të rastit, do të trashëgojë disa para’, do të investojë paratë e mbetura.

Shigjetari

Llogaria bankare e Shigjetarit shpesh është mbresëlënëse, por jo sepse është koprac, por sepse është me fat nga natyra. Është një shenjë që i harxhon të gjitha kursimet për të ndjekur pasionet, për çdo përvojë që është e çmuar dhe kjo është pikërisht arsyeja pse nuk ndjehen kurrë të varfër, edhe kur kanë farë pak lekë në bankë.

Bricjapi

Bricjapi është një shenjë e përgjegjshme në çdo aspekt të jetës së tij dhe arrin të kursejë shuma të mëdha parash. Sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, është në gjendje t`i shtojë paratë e fituara duke i investuar ato. Me pak fjalë, ka një mendje të programuar për të fituar para.

Ujori

Ujori është një shenjë mbi linjat që duket se jetojnë në një botë të vetin dhe menaxhon paratë në një mënyrë shumë të çuditshme. Blen sende unike, niset në përvoja absurde, por gjithmonë do të ndajnë të ardhurat me miqtë. Talenti më i madh? Mund të kuptojë për disa sekonda se si duhet të investojë kursimet për t’i bërë ato të përfitojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Peshqit

Peshqit lindin ëndërrimtarë dhe e dinë se paratë nuk mund të blejnë lumturinë. Pikërisht për këtë arsye ata nuk e shpërdorojnë fitimin e tyre në objekte materiale, ata preferojnë t’i mbajnë paratë në bankë, duke pritur që t’i shpenzojnë në mënyrë krijuese ose, të paktën, t’i realizojnë dëshirat e tyre.

të fundit

Selin Bollati sqaron kur do të martohet me DJ Gimbon: “E sigurt që do të jetë më datë 5

Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj…

5 minutes ago

Rasti Arlinda Zekaj, përgjegjësia institucionale dhe debati politik: A duhet të japë llogari edhe Gazmend Muhaxheri?

Vrasja makabre e Arlinda Zekajt në Pejë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet institucionale në mbrojtjen…

8 minutes ago

Liverpool-Arsenal, përballje e madhe në “Anfield” për javën e nëntë të Premier League

Vëmendja e futbolldashësve sot është e përqendruar në stadiumin “Anfield” në ora 17:30, ku Liverpooli dhe Arsenali do të përballen…

12 minutes ago

KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, dëm ekonomik e financiar 135 milionë euro

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…

16 minutes ago

Rigon Llugiqi, organizatori kryesor i Prishtinës: Pas një periudhe të vështirë, mesfushori është bërë shtyllë e ekipit

Rigon Llugiqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Prishtinën, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm…

17 minutes ago

Përparim Rama nderon Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Emri i tij është pjesë e themeleve të Kosovës së lirë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kujtuar heroin e Kosovës, Zahir Pajazitin, në 64-vjetorin e lindjes së tij. Përmes një…

20 minutes ago