Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se pas afro shtatë vitesh në pushtet, ai po e paraqet varfërinë si diçka të kënaqshme për qytetarët dhe ikjen e tyre nga vendi si pasojë e pakënaqësisë me fqinjët. Sipas tij, kjo tregon një qeverisje që, në vend që t’i nxjerrë njerëzit nga skamja, po synon t’i mësojë ata të bashkëjetojnë me të.
Kritikën e tij, Gashi e shprehu përmes një postimi në Facebook të dielën, më 22 nëntor.
None found
Në postim, deputeti i LDK-së vë në shënjestër edhe menaxhimin e sistemit arsimor dhe atij të drejtësisë, duke theksuar se dështimet në këto sektorë po justifikohen si probleme të lëna trashëgim nga administratat e mëparshme.
Gashi veçon një shprehje që ia atribuon kryeministrit Kurti: “Për ata që kanë pak, kur marrin pak, është shumë.” Sipas deputetit, kjo logjikë tregon se Qeveria, në mungesë të propozimeve reale, po kërkon t’i bindë qytetarët të kënaqen me atë që kanë tashmë.
“Kur nuk di çfarë t’u ofrosh qytetarëve, fillon t’ua ulësh pritjet,” ka shkruar Gashi.
Kjo kritikë e deputetit vjen pas diskutimit në Kuvendin e Kosovës për projektbuxhetin e vitit 2027, i cili u miratua në lexim të parë më 19 nëntor. Buxheti i propozuar nga ekzekutivi kap shifrën 4.27 miliardë euro.
Gjatë atij debati, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se me ritmin aktual, Kosovës do t’i duheshin rreth 80 vjet për të arritur nivelin mesatar të Bashkimit Evropian. Edhe deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, u shpreh se buxheti nuk siguron as ruajtjen e investimeve dhe shërbimeve, duke përmendur deficitin tregtar dhe inflacionin.
Nga ana tjetër, Qeveria e ka prezantuar buxhetin si vazhdimësi të rritjes ekonomike. Kryeministri Kurti foli javën e kaluar për një zgjerim ekonomik prej 4.7 për qind.
Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, as Qeveria dhe as Lëvizja Vetëvendosje nuk kishin dhënë ndonjë përgjigje publike ndaj akuzave të Gashit.
Debati për afrimin e Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Evropian dhe mundësinë e rikthimit të saj në union ka shkaktuar…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar të dielën në Tetovë, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Bilall Kasami.…
Lëvizja studentore e Serbisë, e cila qëndron pas Listës Studentore që fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, ka kundërshtuar Projektligjin…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që ta njohë pavarësinë e Kosovës,…
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski hedh poshtë pretendimet se shtylla e dytë e pensioneve po hiqet…
Një ish-kontraktor i Departamentit amerikan të Mbrojtjes ka bërë pretendime të pazakonta për ekzistencën e jashtëtokësorëve, duke deklaruar se ata…