Categories: Uncategorized

Kunati rrëfen mes lotësh vizitat në shtëpinë e viktimave: Sekti fetar i mori në qafë

Sotir Kristollari, kunati i Zhaneta Josfifit, gruas që u vetëflijua bashkë me vajzën në banesë, rrëfen në një intervistë per Top Channel se një sekt fetar i rekrutoi që kur ato jetonin në Përmet.

Ai tregon përpjekjet që familjarët bënë për ti nxjerrë nga shtëpia nënën dhe dy vajzat, të cilat ishin mbyllur prej muajsh.

Të lidhura

None found

Sotir Kristollari, kunat i Zhaneta Josifit dhe i afërm i Anisës dhe Blerta Josifit, kjo e fundit e vetmja e mbijetuar e familjes Josifi.

Kristollari së bashku me bashkëshorten, për një kohë të gjatë kanë tentuar ti nxjerrin nga vendi ku ishin izoluar, pa ditur se njëra prej tyre, Anisa, nuk jetonte më.

“Anisa kishte studiuar për ekonomi biznes, Blerta inxhiniere elektronike. Blerta punoi nja 5 vjet inxhiniere. Pas 5 vjetësh çupën e heqin. Reformë 200 veta. Anisa ç’merrte nga këto komunikimet me internet. U fut brenda në shtëpi!”, shprehet ai.

I pyetur se si quhet sekti në të cilën angazhohej Anisa, Zhenta dhe Blerta, ai përgjigjet:

“Ardhur nga Holanda më duket në Përmet, pastaj vazhduan lidhjet me këtë grup të Përmetit. Para një viti e ka marr një grua Anisën dhe i thoshte “Stop, Stop, mos lexo këto libra!”. Ato filluan të mbyllen. U mbyll e para Anisa, dalëngadalë dhe Blerta”

I përlotur ai vijon të tregoj më tej se:“Erdhi koha e pandemisë, nuk vinte në punë as e ëma. Ishte fundi i marsit. Të dyja më hapën derën, Blerta dhe Zhaneta. U ula në tavolinë. Anisa ka ardhur xhaxhi! Anisa dil! Jo s’u përgjigj Anisa, Anisa kish mbaruar. Nuk e pash ishte në dhomën tjetër.

I thash Zhanetës i kërkova vajzën. Dale dhe një javë, fundi i marsit, dale dhe fundi i prillit, i vajta prapë nga fundi i muajit. Zhaneta ishte ulur në të njëjtin divan me Blertën, se kishte hall se mos e tradhtonte Blerta. Se Blerta matej sikur të thoshte diçka!”, përfundon i përlotur kunati i Zhaneta Josifit./ TCH

të fundit

LSDM akuzon Mickoskin dhe Slaveskin për sjelljen e Alta Bank në Maqedoni

Nga LSDM thonë se "për Alta Bankën, e gjithë përgjegjësia është e Hristijan Mickoskit dhe Trajko Slaveskit, ata e sollën…

5 minutes ago

Liga e Kampionëve mbyll xhiron e katërt pa përballje derbi

Sot në mbrëmje, do të përfundojë xhiro e katërt e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Shtatë ndeshje do…

11 minutes ago

Yamal arrin 14 gola dhe vendos rekordin e ri për lojtarët nën 20 vjeç në Ligën e Kampionëve

Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde. Sulmuesi i krahut të djathtë i Barcelonës vazhdon të shkruajë emrin e tij në…

11 minutes ago

Christa Pike, 50 vjeçe, i mbijetoi dy raundeve të injeksionit vdekjeprurës; dokumentet zbulojnë një formë të rrallë kanceri

Avokatët e Christa Pike kishin paralajmëruar autoritetet amerikane për rreziqet serioze shëndetësore që mund të sillte ekzekutimi i saj me…

11 minutes ago

Sulm kibernetik ndaj frigoriferëve të gjakut në Francë, hakerat tentojnë ta vendosin temperaturën në 110 gradë Celsius

Një sulm kibernetik ka vënë në shënjestër instalimet frigoriferike që përdoren nga Shërbimi Kombëtar i Gjakut në Francë, duke rrezikuar…

12 minutes ago

Danimarkë, 149 persona mbajnë për katër muaj në mashtrim një komedian, përfshirë miqtë e tij

Një emision televiziv në Danimarkë, i cilësuar si një version i vërtetë i filmit “The Truman Show”, ka shkaktuar zemërim…

12 minutes ago