Kryeministri kroat: Duam hapjen e negociatave me Shqipërinë

Kryeministri kroat ka dalë në mbrojtje të Shqipëris dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave me BE.

“Në samitin e Zagrebit, në muajin maj, kemi ambicien dhe qëllimin e qartë për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut”, kështu deklaroi kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, gjatë një takimi me homologun e tij italian, Giuseppe Conte.

”Ne do të këmbëngulim për këtë. Ne shkojmë në mënyrë ambicioze në samitin e Zagrebit, me qëllimin e qartë për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe MV”, theksoi Plenkoviç.

Sipas tij, përvoja e Kroacisë thotë se kur negociohet nuk shihet menjëherë hapi i ardhshëm, menaxhimi ekonomik që, sipas tij, për momentin nuk është mjaft e dukshme në negociatat për aderim.


Shtuar 3.01.2020 16:01