Categories: Uncategorized

Kosova sot me qeveri të re, pas Ramës, reagon edhe Basha

Sot u votua qeveria e re në Kosovë dhe kryeministër u përzgjodh Avdullah Hoti.

Pas reagimit të kryeministrit Rama, ka reaguar edhe kryedemokrati Basha i cili përmes një postimi në rrjetin social Tëitter i uron punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Hoti.

Të lidhura

None found

“Konsolidimi i shtetit, integrimi euroatlantik, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë sfidat, përballimi me sukses i të cilave janë në interes jo vetëm të Kosovës e popullit të saj, por jetike për paqen dhe proceset integruese të krejt rajonit tonë.

I uroj punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Hoti në plotësimin me sukses të objektivave strategjikë të Kosovës dhe shërbimin ndaj interesit më të mirë të qytetarëve të saj.

Partia Demokratike e Shqipërisë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë përherë në krah të Kosovës, në krah të qytetarëve të saj, me bindjen e palëkundur se suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve”, shkruan Basha.

të fundit

Valverde lë pas Di Marian, Higuainin dhe Modricin në statistikat e Ligës së Kampionëve

Federico Valverde ka kaluar emra të mëdhenj si Angel Di Maria, Gonzalo Higuain dhe Luka Modric në renditjen e golashënuesve…

50 seconds ago

Mbappe kalon Ronaldo Nazario në renditjen e golashënuesve të Real Madridit

Kylian Mbappe arriti kuotën e 105 golave për Real Madridin me dy gola kundër PSV Eindhoven dhe tejkaloi legjendarin Ronaldo…

7 minutes ago

Katër të dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt dërgohen në paraburgim për një muaj

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit kundër katër të pandehurve N.S., D.S., M.P. dhe G.B., të dyshuar…

18 minutes ago

Rrustemi diskuton me ambasadorin hungarez për të drejtat e komuniteteve në Kosovë

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga zëvendëskryetari Adnan Rrustemi, ka pritur në takim…

18 minutes ago

Juventus dhe Milani synojnë Bruno Fernandesin, e ardhmja e tij te Manchester United mbetet e paqartë

Juventusi ka shprehur interesim për transferimin e Bruno Fernandesit nga Manchester United, ndërsa e ardhmja e mesfushorit portugez në Old…

19 minutes ago

E rëndë/ Humb jetën në aksident prezantuesja e njohur televizive (EMRI+FOTO)

Prezantuesja e njohur televizive në Azerbajxhan, Ada Suleyman, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor. Ngjarja…

19 minutes ago