Categories: Uncategorized

Basha i sigurt që do të vijë në pushtet, i premton Kosovës se do të heqë taksën e rrugës së Kombit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u prit në një takim nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ku në bisedën e tyre u fol edhe për taksën e Rrugës së Kombit.

Në konferencën për mediat, Hoti zbuloi premtimin që i kishte dhënë Basha për heqjen e taksës si një prej gjërave të para që do bëjë nëse do të vijë në pushtet.

Të lidhura

None found

“Kemi ndarë të gjitha shqetësimet që duhet ti adresojmë si dy shtete për rrugën e Kombit dhe kam zotimin e Bashës se ajo taksë do të hiqet”, u shpreh Hoti.

Kryedemokrati e konfirmoi duke thënë se heqja e taksës do të ndikojë tek përmirësimi i turizmit dhe do të sjellë një numër më të madh turistësh, ndaj vendimi i parë i qeverisë së tij kur të vijë në krye të vendit mbetet çështja e Rrugës së Kombit.

“Premtimi im qëndron. Do të jetë një ndër vendimet e para të qeverisë së ardhshme, heqja e taksës së rrugës së Kombit, sikundër i kam premtuar kryeministrit Hoti. Bëjmë gjithçka për të ndihmuar sadopak turizmin në këtë botë të vështirë.

Sot paradite kam qenë në Velipojë, gjatë gjithë javës kam shëtitur në vijën bregdetare dhe kam parë me sytë e mi situatën shumë të rëndë të operatorit turistik që përbën ¼ e ekonomisë shqiptarë.

Të vetmit turistë që kam takuar janë nga Kosova. Në këtë kuadër, shpresoj që me bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës do të mundësojmë që të kemi numër më të madh turistësh nga Kosova në plazhet tona të bukura veçanërisht në këtë kohë të nxehtë.

Ka shumë punë që duhet bërë nga ana jonë, që nga siguria rrugore, infrastruktura, çmimi i lartë i karburantit. Këto janë çështje që nuk i korrigjoj dot sot, por një nga vendimet e para do të jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit”, tha Basha

të fundit

Protestuesit kërkojnë burgosje, jo suspendime, si dhe dorëheqjen e Gërvallës, Sveçlës dhe Muhaxherit

Në ditën e dytë të protestës ku po kërkohet drejtësi për gruan që u vra para pak ditësh në Pejë,…

14 minutes ago

Nuk kërkojmë suspendime, por burgosje”: marsh protestues në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Qindra qytetarë protestuan edhe sot në Prishtinë, me kërkesat për drejtësi në lidhje me rastin tragjik në Vitomiricë të Pejës.…

15 minutes ago

Egnatia dhe Teuta përballen në Rrogozhinë në duelin për kreun e kampionatit

Egnatia - TeutaEGNATIA 0-0 TEUTA “Abissnet  Superiore”: Java 9-tëStadiumi: “Arena Egnatia”Arbitër: Juxhin Xhaja FORMACIONET ZYRTARE:EGNATIA: Dajsinani; Jaime, Bitri, Sota, Yago, Kryeziu, Aleksi,…

15 minutes ago

De Jong drejt largimit nga Barcelona, Flick nuk e konsideron më zgjedhje të parë

E ardhmja e Frenkie de Jongut te Barcelona është vënë seriozisht në pikëpyetje pas rikthimit të tij nga lëndimi, ndërsa…

16 minutes ago

Di Marzio: Juventusi mund të shesë Kenan Yildizin për të ardhura të mëdha

Juventusi mund të detyrohet të shesë yllin e ri Kenan Yildiz për të balancuar financat e klubit, ndërsa Arsenali shihet…

17 minutes ago

Tomor Alizoti: Rama ka humbur legjitimitetin politik, protestat do të bëhen më të fuqishme

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, deklaroi në një intervistë për News24 se kryeministri Edi Rama është delegjitimuar politikisht, ndërsa…

25 minutes ago