Categories: Uncategorized

Koronavirusi, porti i Durrësit merr masa shtesë e lajmëron udhëtarët

Janë ndërmarrë masa të reja nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale në lidhje me virusin që frikësuan botën, koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se, pavarësisht se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të dyshuar si i prekur nga koronavirusi dhe institucionet përgjegjëse kanë siguruar se kemi rrezikshmëri të ulët për përhapjen e tij, në pikën kufitare të Portit të Durrësit janë shtuar masat mbi monitorimin shëndetësor.

Të lidhura

None found

Specialistët e Sektorit të Mbrojtjes së Shëndetit në APD, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik dhe me struktura të tjera të shëndetësisë, po kryejnë monitorim të përditshëm të të gjithë pasagjerëve, por dhe personeleve të anijeve tregtare që hyjnë nëpërmjet pikës kufitare të Portit të Durrësit, duke parë me përparësi origjinën nga ata vijnë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ata kanë në dispozicion edhe termometrat me lazer, për matjet e temperaturës në distance, nëse do të jetë e nevojshme, si dhe gjithë pajisje të tjera shtesë, për të realizuar këto lloj kontrollesh.

“Porti i Durrësit kërkon mirëkuptimin e të gjithë udhëtarëve, për masat shtesë që do të aplikohen edhe në vijim, duke i siguruar ata se gjithçka është në funksion të sigurisë së tyre shëndetësore”, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. /albeu.com/

të fundit

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

3 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

17 minutes ago

Parashikimi i motit 1 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

20 minutes ago

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

47 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

8 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

8 hours ago