Categories: Uncategorized

ZYRTARE: Asnjë rast me koronavirus në Shqipëri, ja masat e marra

Deri më tani, 26 raste të dyshuara me koronavirus kanë rezultuar negative. Ministria e Shëndetësisë njofton se në të gjitha strukturat e parësorit dhe spitalet e vendit po shpërndahen 1.2 milion maska shtesë, përpos stokut që strukturat shëndetësore kanë.

Apeli i ripërsëritur gjatë ditëve të fundit është që qytetarët të mos anashkalojnë masat higjieno-sanitare.

Të lidhura

None found

Në pikat tona kufitare vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë monitoruar rreth 12000 udhëtarë. Qytetarët që vijnë nga rajonet e prekura nga koronavirusi, rekomandohen të vetëkarantinohen për një periudhë prej 14 ditësh.

Njoftimi

Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19. Deri sot janë testuar 26 raste të dyshuara që kanë pasur shenja të infeksionit të sipërm respirator dhe histroi udhëtimi me vendet ku ka shpërthime komunitare, përfshirë edhe Italinë. Rastet kanë rezultuar negative nga testimi në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, i vetmi në vend i çertifikuar nga OBSH.

Në të gjitha strukturat e parësorit dhe spitalet e vendit po shpërndahen 1.2 milion maska shtesë, përpos stokut që strukturat shëndetësore kanë.

Për të rritur akoma më shumë stokun e mjeteve të mbrojtjes personale, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka rialokuar një fond shtesë prej 1 milion dollarë në buxhetin e spitaleve.

Ministria e Shëndetësisë bën apel për të gjithë qytetarët për të qenë të vëmendshëm për të respektuar masat higjieno-sanitare.

Strukturat e shëndetit publik po monitorojnë zbatimin e urdhrit të ministres Manastirliu për masa të shtuara higjieno-sanitare në institucionet arsimore, si një masë shumë e rëndësishme në këtë situatë.

Nga survejanca e përforcuar në pikat tona kufitare vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë monitoruar rreth 12000 udhëtarë.

Qytetarët që vijnë nga rajonet e prekura nga koronavirusi, rekomandohen të vetëkarantinohen për një periudhë prej 14 ditësh.

Në rastin e parë të vendosjes së karantinës janë përcaktuar strukurat akomoduese publike të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit ku është konstatuar përmbushja e të gjitha kushteve.

Në Spitalin Infektiv në QSUT, janë në dispozicion ambiente me një kapacitet 80 shtretërish dhe me një forcë të punonjësve të shëndetësisë, 109 punonjës, të cilët do të jenë të fokusuar për të trajtuar sipas protokolleve më të mira rastet e mundshme. Janë përcaktuar bokset, dhomat e izolimit dhe është investuar në të gjitha linjat e oksigjenit në strukturën e Infektivit, për të bërë të mundur transformimin e këtij spitali, për terapinë intensive sipas skenarëve të miratuar nga Komiteti i Ekspertëve përfshi Pandeminë.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon qytetarët të cilët kanë udhëtuar së fundmi drejtë vendeve me shpërthime komunitare, përfshirë Italinë dhe kanë shenjat e mëposhtme:

Kollë,

temperaturë,

vështirësi në frymëmarrje,

të telefonojnë Urgjencën Kombëtare nr.127!

Urgjenca Kombëtare Mjekësore ka marrë masat për të përballuar mbi 5000 thirrje në ditë, momentalisht pret 1.700 thirrje në ditë si dhe po kryen gjithë organizimin territorial për ndjekjen e rasteve që referohen pranë Numrit Unik 127.

Gjatë këtyre ditëve janë pritur nga QUKM 326 thirrje që janë klasifikuar në kodin e ri Korona, të cilët janë ndjekur sipas udhëzimeve të komitetit të ekspertëve pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

5 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

5 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

5 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

5 hours ago