Categories: Uncategorized

8 raste të dyshuara por asnjë e konfirmuar! Ministria e Shëndetësisë: S’ka të infektuar në Shqipëri

8 raste të dyshuara me koronavirus janë testuar në Shqipëri dhe kanë rezultuar negative.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka mbledhur pasditen e sotme sërish Task-Forcën e ekspertëve, dhe drejtuesve të institucioneve shëndetësore për koronavirusin COVID-19.

Të lidhura

None found

Deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar të koronavirusit në vendin tonë, dhe kjo konfirmohet nga ekspertët.

“Pas evidentimit të situatës shëndetësore me prezencë komunitare të koronavirusit në Itali, po vijohet me përforcimin e masave në pikat kufitare, sigurimi i sasisë së shtuar të mjeteve të mbrojtjes personale, përforcimin e gjurmimit të rasteve për të rritur kontrollin për parandalimin e depërtimit të koronavirusit COVID-19.

U vendos që ISHP, ISHSH, strukturat e njësive vendore të shëndetit të ndjekin zbatimin e urdhrit të ministres Manastirliu për masa të shtuara higjieno-sanitare në institucionet arsimore, si një masë shumë e rëndësishme në këtë situatë. Përfaqësuesit e Task Forcës kanë bërë apel edhe për qytetarët të jenë të vëmendshëm për të respektuar masat higjieno-sanitare.

Task Forca raportoi se po vijohet me forcimin e masave për kontrollin dhe parandalimin e koronavirusit COVID-19 si më poshtë:

Dyfishim të personelit në Njësitë Shëndetësore në pikat kufitare, aeroport, porte dhe pika kufitare tokësore, monitorimi i pasagjerëve nga ekipi shëndetësor edhe nëpërmjet matjes së temperatures.

Përforcim i kontrolleve në pikat kufitare, për çdo udhëtar që vjen nga harta gjeografike e vendeve me shpërthime komunitare, e përcaktuar nga OBSH.

Shtimi i informacionit dhe rritja e vizibilitetit të mesazheve në pikat kufitare, për të dhënë më shumë informacion për udhëtarët mbi vetëdeklarimin në strukturat shëndetësore, në rast të një shenjë klinike apo kontaktit me raste të konfirmuar me koronavirus në këto vende.

Rritja e sasisë së mjeteve të mbrojtjes personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare, në strukturat shëndetësore spitalore e deri në nivel të diagnozës laboratorike.

Task Forca theksoi se duhet të vijojë masa e paracaktuar për vetëkarantinim të personave që vijnë nga vende me shpërthime komunitare të virusit. Gjithashtu siç është bërë me dije, nga komiteti teknik tashmë janë vlerësuar disa vende për karantinim, në rast se do të jetë e nevojshme.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike, pa u drejtuar menjëherë në spital.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në frymën e transparencës do të ketë komunikim të përditshëm me publikun, duke ftuar dhe qytetarët t’i referohen informacioneve zyrtare”.

të fundit

Serbian Media Distort Demolition of Illegal Villas at Ujman Lake, Portraying It as an Attack on Serbs

Aksioni për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në pronën e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” në zonën e Liqenit…

2 hours ago

Blow to the Heart of Ukraine’s Military: Zelensky Removes Armed Forces Chief After Dismissing Defense Minister

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…

5 hours ago

Hegseth Seeks Additional $80 Billion from Senate to Cover Cost of New Strikes on Iran

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Dan Kane do të dëshmojnë në Senat…

5 hours ago

Horoskopi 22 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Ndikimi i yjeve nuk do jete shume i mire gjate kësaj dite dhe ekuilibri ka rrezik te prishet. Nuk…

5 hours ago

Goditje në zemër të ushtrisë ukrainase/ Zelensky largon edhe kreun e Forcave të Armatosura, pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…

6 hours ago

Xhesika Polo zbulon historinë e dashurisë: Kam gjetur njeriun e jetës, e njoha në Instagram

Xhesika Polo është një nga artistet që suksesin nuk e mat vetëm me çmime apo renditje, por edhe me rrugëtimin…

6 hours ago