Categories: Uncategorized

KORONAVIRUSI/ OBSH: Shqipëria po i merr masat në kohë, jo si Italia që u vonua!

Kreu i OBSH në Shqipëri vlerësoi masat e marra nga qeveria shqiptare pas konfirmimit të rasteve me COVID-19.

“Masat e marra sot nga qeveria shqiptare janë shumë të mira dhe janë marrë në kohë për të frenuar përhapjen e virusit. Kjo gjë nuk u realizua brenda ditës në Itali, duke humbur kohë për marrjen e masave që janë të efektshme për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, u shpreh Raul Gonzales Montero.

Të lidhura

None found

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu i dorëzoi drejtuesit të OBSH për Shqipërinë Raul Gonzales planin e veprimit për masat që janë ndërmarrë dhe do të ndërmerren për të adresuar këtë ngjarje të pazakontë të shëndetit publik.

“Qeveria shqiptare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me rekomandimet direkte të ekspertëve kanë hartuar një plan masash për t’u ndjekur sipas të gjithë skenarëve të parashikuar, duke filluar që nga identifikimi i rasteve të para, karantimi i pacientëve, identifikimi i personave të kontaktit”, tha Manastirliu.

Gjatë mbledhjes së Task-Forcës u raportua nga Instituti i Shëndetit Publik për gjurmimin e kontakteve të personave të konfirmuar me COVID-19 dhe punën që po bëhet në terren për kufizimin e përhapjes së koronavirusit.

Gjithashtu nga Spitali Infektiv Dr. Najada Çomo raportoi se dy personat që po marrin shërbim në Spitalin Infektiv janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe pa komplikacione.

Në takimin e rradhës të Task Forcës, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor raportoi se po monitorohet me rigorozitet respektimi i kushteve higjieno-sanitare.

Më herët, gjatë ditës së sotme, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u bënë publike dhe urdhërat për menaxhimin e situatës që nga pezullimi i procesit mësimor në institucionet arsimore publike dhe jo publike, vetëkarantinimin e detyruar, anullimin e grumbullimeve massive, etj.

të fundit

Forca të shumta policie në “Mine Peza” për ndalimin e protestuesve, por ata largohen nëpër rrugica

Efektivët e policisë, me një numër të madh automjetesh, kanë ndërhyrë në zonën e rrugës “Mine Peza” për të kryer…

3 minutes ago

Bojkot i mësimit në Frëngovë, prindërit kundër klasës së përbashkët për nxënësit

Për një javë të tërë, prindërit e Shkollës Fillore në fshatin Frëngovë të Strugës nuk i kanë lënë fëmijët e…

20 minutes ago

Kurti apelon për pjesëmarrje në zgjedhje: Votoni “Koalicionin Shqiptar” me numrin 17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin pjesë në…

21 minutes ago

Protestues pranë Bankës së Shqipërisë dhe selisë së PS-së, breshëri fishekzjarrësh drejt godinës së partisë

Protestuesit janë mbledhur pranë Bankës së Shqipërisë dhe selisë së Partisë Socialiste, ndërsa breshëri fishekzjarrësh janë drejtuar në anën anësore…

23 minutes ago

Bardh Maxhuni veçon Real Betisin dhe Comon si surprizat e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Shkumbin Pireva, Bardh Maxhuni dhe Lavdim Pireva, diskutojnë…

30 minutes ago

19-year-old from Skopje arrested in Bulgaria, suspected of transporting €100,000 in counterfeit money

Policia bullgare ka arrestuar 19 vjeçarin H.D nga Shkupi mbi dyshimet se i janë gjetur rreth 100 mijë euro të…

31 minutes ago