Categories: maqedoni

Bojkot i mësimit në Frëngovë, prindërit kundër klasës së përbashkët për nxënësit

Prej një jave, nxënësit e Shkollës Fillore në fshatin Frëngovë të Strugës nuk kanë ndjekur mësimin, pasi prindërit e tyre kundërshtojnë vendimin për bashkimin e klasës së parë me të tretën. Në klasën e kombinuar pritet të mësojnë dhjetë fëmijë, përkatësisht shtatë nxënës të klasës së parë dhe tre të klasës së tretë. Ky organizim u bë i nevojshëm pas daljes në pension të njërit prej mësuesve.

Prindërit shprehen kundër zhvillimit të mësimit në një klasë të përbashkët dhe paralajmërojnë se bojkoti do të vijojë nëse vendimi nuk rishqyrtohet.

Të lidhura

None found

“Ne nuk duam që fëmijët tanë të arsimohen në një klasë të kombinuar. Kërkojmë që ata të mësojnë njësoj si bashkëmoshatarët e tyre, në një klasë të veçantë vetëm për nxënësit e klasës së parë. Gjithashtu, i bëjmë thirrje drejtorit, Ministrisë apo çdo institucioni kompetent që merret me këtë çështje të na vërë në dispozicion një kopje të vendimit. Kërkesa jonë është që ky vendim të rishikohet. Sipas nesh, arsimi i kombinuar nuk është në nivelin e arsimit të rregullt, pasi mësuesja duhet t’i kushtojë vëmendjen e nevojshme klasës së parë, ashtu siç do të bënte në çdo klasë tjetër”, tha Egzona Jonuzi, prind.

“Fëmijët e klasës së parë duhet të mësojnë shkronjat. Si mund t’u përkushtohet mësuesja të gjithëve? Ajo do të merret me nxënësit e klasës së parë për dhjetë minuta dhe më pas me nxënësit e klasës së dytë për dhjetë minuta. Nëse është e nevojshme, fëmijët mund të ndahen në grupe më të vogla dhe të krijohen dy klasa, siç është vepruar në vende të tjera, ku mësojnë edhe fëmijët e tyre. Edhe fëmijët tanë meritojnë kushte të përshtatshme. Nuk është e arsyeshme që nxënësit e klasës së tretë të mësojnë bashkë me ata të klasës së parë. Kjo nuk ka kuptim”, u shpreh Lirim Ilazi, prind.

“Asnjë prind nuk e mbështet këtë mënyrë organizimi. Ne kërkojmë që fëmijët të kenë mësuesen e tyre, të mësojnë në kushte të përshtatshme dhe të kenë mësuesen e tyre”, deklaroi Vlora Iljazi, prind.

Prindërit i kërkojnë Komunës së Strugës dhe Ministrisë së Arsimit të miratojnë pa vonesë krijimin e klasave të ndara. Ata theksojnë se fëmijët nuk mund të trajtohen si numra për shkurtimin e shpenzimeve apo për të kompensuar mangësitë administrative. Prindërit bëjnë të ditur se do të vijojnë ta mbrojnë kërkesën e tyre./Alsat.mk

të fundit

Tottenhami fiton 2-0 në fushën e Chelseat

Tottenhami ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Chelseat, duke triumfuar me rezultat 2-0 në derbin londinez.Ndeshja u vendos në pjesën…

10 seconds ago

Nëntë të dyshuar për mashtrim përmes Call Center-ave, një muaj në paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe…

7 minutes ago

Napoli dhe Roma ndalen në barazim 3-3 pas një dueli plot kthesa

Napoli dhe Roma kanë dhuruar një ndeshje spektakolare në kuadër të xhiros së tetë të Serie A, duke luajtur baras…

12 minutes ago

Malisheva mposht Drenicën dhe ruan kreun e Superligës

Malisheva ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive në Superligën e Kosovës në futboll, duke e mposhtur Drenicën me rezultat 2-0…

18 minutes ago

Spasovski: Ekipet mediatike nga Maqedonia e Veriut u mbajtën në kufi para se të hynin në Serbi

Ekipet gazetareske nga Maqedonia e Veriut, të cilat po udhëtonin drejt Beogradit për të raportuar për zgjedhjet parlamentare në Serbi,…

22 minutes ago

Kurti calls for election turnout: Vote for the “Albanian Coalition” with number 17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin pjesë në…

28 minutes ago