Categories: Uncategorized

OBSH në Shqipëri tregon kur duhet të bëhen analizat për koronavirusin

“Distancimi është mjeti më i fuqishëm që, të gjithë bashkë, kemi për të kapërcyer këtë krizë”.

Deklarata bëhet nga zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, sipas të cilës, vendimi për t’u testuar për COVID-19 duhet të bazohet në faktorë klinikë dhe epidemiologjikë.

Të lidhura

None found

Megjithatë, OBSH-ja thotë se protokollet e depistimit duhet të përshtaten me situatën lokale.

Reagimi i plotë:

Në shpërthimin e tanishëm epidemik të COVID-19, Zyra e OBSh-së në Shqipëri dëshiron të shprehë vlerësimin dhe mirënjohjen ndaj punonjësve të Shëndetit në Shqipëri, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre ndaj qytetarëve në këto kohë të vështira. OBSh-ja dëshiron gjithashtu të përgëzojë qytetarët shqiptarë për bashkëpunimin në zbatimin e masave të marra nga Qeveria për të siguruar distancimin shoqëror.

Këto masa janë tanimë mjeti më i fuqishëm që, të gjithë bashkë, kemi për të kapërcyer këtë krizë. Zyra e OBSh-së në Shqipëri po punon duke u koordinuar ngushtësisht me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të siguruar që vendimet e marra të jenë në përputhje me rekomandimet e OBSh-së.

Në këtë drejtim, ne duam të theksojmë se vendimi për t’u testuar për COVID-19 duhet të bazohet në faktorë klinikë dhe epidemiologjikë, dhe që janë të ndërlidhur me një vlerësim të mundësisë për t’u infektuar.

Testimi PCR i kontakteve asimptomatike ose lehtësisht simptomatike mund të konsiderohet në vlerësimin e individëve që kanë pasur kontakt me një rast COVID-19. Protokollet e depistimit duhet të përshtaten me situatën lokale.

të fundit

Studentët e Elbasanit i bashkohen bojkotit në solidaritet me të rinjtë në Tiranë: Vijimi i mësimit është i turpshëm

Bojkoti i mësimit është shtrirë edhe në Universitetin e Elbasanit. Edhe pse një pjesë e studentëve janë paraqitur në auditorë,…

2 minutes ago

VIDEO/ Studentët e universiteteve të Korçës bojkotojnë mësimin dhe paralajmërojnë tubim paqësor

Ka nisur këtë të mërkurë bojkoti i mësimit në disa universitete në qytetin e Korçës, pasi paraqitja e studentëve ka…

4 minutes ago

VLEN: Biblioteka “Koço Racin” në Tetovë merr për herë të parë statusin universitar

Me vendim të Qeverisë biblioteka “Koço Racin” në Tetovë, për herë të parë, bëhet bibliotekë universitare, thonë nga VLEN.Nga atje…

11 minutes ago

Katër adoleshentë titullarë ndaj kampionëve në fuqi, Barcelona vendos rekord në Ligën e Kampionëve

Barcelona ka shkruar një histori të veçantë në Ligën e Kampionëve gjatë humbjes 4-2 ndaj Paris Saint-Germainit në “Parc des…

11 minutes ago

Zemaj kushtëzon votën e LDK-së për buxhetin 2027 me përfshirjen e propozimeve të saj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, deklaron se partia e tij nuk do ta përkrahë buxhetin për…

18 minutes ago

Belinda Balluku fshehu dy vila në emër të tij, Igli Tare merret zyrtarisht i pandehur për pastrim parash

Dosja “Balluku”, SPAK i komunikon Igli Tares akuzën për pastrim parash, dyshohet se fshehu vilën në Palasë SPAK i ka…

20 minutes ago