Categories: Uncategorized

Komentuesi i kujton realitetin kryeministrit: Nuk kam asnjë të ardhme në vendin tim

Një qytetar i ka komentuar në profilin e tij kryeministrit Rama.

Ai i kujton Ramës se Shqipëria është një vend i bekuar nga natyra, por që nuk u bë kurrë e zhvilluar për shkak të pushtetarëve.

Të lidhura

None found

Komentuesi i pohon Ramës se nuk sheh asnjë të ardhme në vend, ndërkohë që kryeministri nuk i ka kthyer përgjigje.

Komenti i Plotë

Unë jam një shqiptar i Shqipërisë dhe vetëm zëri im, është një zë qytetari apo fshatari, por shumë zëra, bëhet zëri i popullit.

Ju Kryeministër, flisni për modernizmin, flisni për infranstrukturë, flisni për zhvillim, për ekonomi etj.

Mbase dhe po punoni, mbase dhe po punoni edhe shumë fort…, por po bëhen 30 vjet demokraci në një territor 28.000 m2 dhe popullsi 3 milion banorë, pak a shumë sa një qytet europian.

Një Shqipëri që Zoti e ka falur plot mrekulli, si në dete, si në fusha, si në kodra e si në male dhe me pozicion gjeografik, zemra e Evropës dhe të mos keni qenë në gjendje ta lulëzoni këtë vend ta bënit super fuqi dhe jo vetëm super fuqi, por mrekulli.

Cilido shqiptar e di mirë këtë, pushtetarët akoma dhe më mirë se populli, por ju pse nuk e lejoni?!

Prandaj askush nuk beson më!

Enden nëpër botë mbi 15 milion shqiptarë, merreni more popullin e çojeni përpara, bëji ka njerëz të lulëzojnë, t’i tregojnë Evropës e Botës edhe njëherë që civilizimi, modernizmi, arti apo kultura që këta gëzojnë sot, e kanë nga raca jonë.

E kuptoni ju z.Kryeministër se gjithë shqipëtarët e kanë kuptuar.

Sot po flisni për këtë, nesër do bëni të mundura takimet online, pasnesër do caktoni asistenca sociale etj si këto dhe prap do thoni sikur çfarë bëjmë. Këto, Evropa dhe Bota i kanë bërë sot e 100 vjet.

Prandaj askush s’ju beson më!
Unë nuk flas për ju personalisht, por për të gjithë si ju.
BËJENI SHQIPERINË TË SHQIPËTARËVE nëse e lini akoma leckë të Evropës e të Botës, nëse akoma lejoni të luajnë me fatin e Shqipërisë, do e ktheni Shqipërinë, në vendin që do ketë më pak shqiptarë.

Po ja u them prap: Unë jam shqiptar i Shqipërisë, e dua vendin tim, por asnjë të ardhme s’e kam në vendin tim. Këtë s’po e them vetëm unë, e thonë mbi 15 milion shqiptarë nëpër botë.

të fundit

Foda pritet të ruajë formacionin bazë të Kosovës për ndeshjen me Izraelin

Përzgjedhësi gjerman i Kosovës, Franco Foda pritet t’i besojë skemës 3-4-3 në përballjen e sotme (e shtunë) ndaj Izraelit në…

2 minutes ago

Policia e Kosovës forcon masat e sigurisë për përballjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të shtuara sigurie për ndeshjen e sotme (e shtunë) në “Fadil Vokrri”, duke paralajmëruar…

2 minutes ago

Kosovo Police step up security measures for the Kosovo-Israel match

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare ‘Liga e Kombeve’ në…

6 minutes ago

Massive landslide in Italy leaves around 50 people and two social communities isolated

Reshjet e dendura të shiut vijojnë të shkaktojnë probleme në disa zona të Italisë, veçanërisht në rajonin e Toskanës. Një…

6 minutes ago

E zemëruar dhe e vetmuar”/ Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt rrëfen shtrimin në spital: Ishte koha më e vështirë e jetës sime

Vivienne Jolie, vajza 18-vjeçare e aktorëve të famshëm Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka ndarë për herë të parë publikisht…

17 minutes ago

Policia e Kosovës forcon masat e sigurisë për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare ‘Liga e Kombeve’ në…

24 minutes ago