Për ndeshjen e sotme mes Kosovës dhe Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri”, Policia e Kosovës ka aktivizuar një plan të posaçëm sigurie, i cili mund të sjellë kufizime të përkohshme në qarkullim gjatë lëvizjes së eskortës së ekipit mysafir.
Sipas njoftimit të policisë, masat janë ndërmarrë përpara, gjatë dhe pas takimit të Ligës së Kombeve, që zhvillohet sot, e shtunë, në orën 15:00 në kryeqytet. Ato kanë nisur që prej mbërritjes së përfaqësueses izraelite në Kosovë dhe përfshijnë shoqërimin e ekipit, si dhe garantimin e sigurisë përgjatë itinerarit të lëvizjes së futbollistëve dhe stafit.
None found
Gjatë transportimit të ekipit mysafir pritet të ketë ndalesa ose kufizime të përkohshme të trafikut rrugor. Për këtë arsye, policia u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion të tregojnë mirëkuptim.
Autoritetet kanë kërkuar gjithashtu që tifozët të shkojnë në stadium në kohë, të mos kenë me vete sende të ndaluara apo mjete të rrezikshme dhe të paraqesin biletën bashkë me dokumentin e identifikimit në hyrje.
Policia e Kosovës do t’i zhvillojë këto angazhime në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe kompanitë private të sigurisë, me synim parandalimin e incidenteve dhe ruajtjen e rendit publik.
Institucioni ka bërë të ditur se do të jetë përgjegjës për sigurinë para nisjes së ndeshjes, gjatë zhvillimit të saj dhe deri në përfundim të aktivitetit sportiv, në përputhje me detyrat dhe autorizimet ligjore.
Policia u ka shprehur falënderim qytetarëve për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, ndërsa për çdo informacion apo rast i ka ftuar ata të kontaktojnë në numrin 192.
Përzgjedhësi gjerman i Kosovës, Franco Foda pritet t’i besojë skemës 3-4-3 në përballjen e sotme (e shtunë) ndaj Izraelit në…
Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare ‘Liga e Kombeve’ në…
Reshjet e dendura të shiut vijojnë të shkaktojnë probleme në disa zona të Italisë, veçanërisht në rajonin e Toskanës. Një…
Vivienne Jolie, vajza 18-vjeçare e aktorëve të famshëm Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka ndarë për herë të parë publikisht…
Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare ‘Liga e Kombeve’ në…
Jurgen Klopp ishte i kënaqur me performancën e Gjermanisë kundër Serbisë, duke këmbëngulur se lojtarët e tij duhet të fillojnë…