Pavarësisht se është një ndër fushat më të painvestuara në Shqipëri, kryeministri Rama ka postuar foto nga ajri për bujqësinë në Shqipëri.
Rama flet për kontribute gjatë 7 viteve qeverisje gjë e cila ka shkaktuar reagime të ashpra nga qytetarët.
None found
Komentuesi: Prandaj shkojnë corap punët e bujqësisë, sidomos cmimet e tregjeve që janë katastrofë, një fermer i thjeshtë nuk arrin të nxjerrë as shpenzimet e veta me cmimet me të cilat shiten mallrat e tyre.
Rama: Nuk ka shtet demokratik qe mban cmimet i dashur, cmimet i vendos tregu dhe nese jane rritur dmth qe fermeret fitojne me shume jo me pak, e kete e dine te gjithe ata qe punojne token jo ankesat ne fb!
Komentuesi: Po zoti minister prodhohen por pa kontroll me lend kimike dhe hormone asnjegje nuk eshte bio ke frik te hash. Kesaj i thoni ju bujqesi e shendetshme, kesaj i thon nje vdekje e ngadalt dhe e garantuar…molla mund te duket e faqe kuqe nga jasht po helmin e ka brenda prandaj merr masa dhe beni kontrolle, nuk na intereson shumica e prodhimit por na intereson cilesia e produktit bujqesor e konsumimit…
Rama: Anila cuditerisht asnje kg nga qindramijera ton eskporte nuk ka dale sic thua ti ne laboratoret e BE dhe te siguroj qe nuk ka ne fshat fusha per BE dhe fusha per tregun tone, jane te njejtat fusha!
Abuzimet sporadike dhe gjithnje e me te pakta nuk tregojne aspak se duhet te kesh frike te hash ushqimet e fshatit tone, e ja ku me ke mua qe vetem ato ha dhe nuk i marr nga ndonje fushe e posacme, po ne tregun fshatar ne Tiran
Komentuesja: Pikerisht tek fundi i pershkrimit eshte problemi. Jemi nje vend qe shtrihet ne 28748 kilometra katrore, pra shume i vogel, kemi siperfaqe bujqesore ne komplet vendin dhe si perfundim, ju ua bleni prodhimin fermereve me dy leke, per ta eksportuar.
Pastaj importoni mbeturinat dhe i fusni tek ne. Kjo nuk eshte e drejte, per ne flas, se ju ju ka dhene jo pak fitim kjo metode.
Do patate? Shko merre ne zonat malore dhe mos detyroni fermeret te hedhin tonelata ne kosh!
Rama: Ne fakt je gabim shume sepse shteti as nuk blen as nuk shet prodhime ne sistemin qe kemi zgjedhur qe ne 1990; e dyta ne nuk importojme mbeturina dhe e treta keto hesape pa hanxhine ne fejsbuk e neper media nuk kane lidhje me realitetin e bujqesise e te te ardhurave te fermereve sot! Mjafton te shohesh ekportet se sa jane rritur dhe kuptohet qarte se sa shume kane ndryshuar gjerat krahasuar me 7 vjet me pare
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani ka kritikuar sot Qeverinë e Kosovës për gjendjen në sektorin e energjetikës, duke thënë se…
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) do të lansojë të hënën Kornizën Zhvillimore Strategjike 2026-2030, dokumentin që përcakton vizionin, objektivat…
Kuvendi i Kosovës është kthyer për t’i vazhduar punimet e seancës, e cila u ndërpre pasi kuvendarët shkuan në pauzë.…
MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga…
Shqipëria konsiderohet një nga dy vendet pararojë të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit europian, por përshpejtimi i negociatave me…
Italia po përballet këtë të premte, 13 nëntor, me një grevë 24-orëshe të transportit publik në Milano dhe Venecia, e…