Categories: Uncategorized

KLSH çon në prokurori IMK-në: Godina e Teatrit të rindërtohet siç ishte

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar si indicje penale, për shkak të cenimit të zonës së mbrojtur.

Ky vendim vjen pasi KLSH kreu një auditim në Institutin e Monumenteve të Kulturës (IMK) Tiranë, për veprimtarinë nga data 01.01.2018 deri më datën 31.12.2019.

Të lidhura

None found

KLSH kërkon nga institucioni në fjalë t’i kërkojë Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Tiranë, rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në zonën ku ka qenë godina e mëparshme, “në të njëjtin stil dhe pamje arkitektonike që ajo ka pasur, me të njëjtat volume dhe në të njëjtin projekt”.

Sipas KLSH-së, IMK, në rolin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve si dhe Këshilli Shkencor, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës pasi të kryejnë analiza të plota të vendimmarrjes në të cilin kanë kaluar dy VKM-t e fundit të vitit 2017 dhe 2018 për ndryshimin e kufijve të zonës historike Tiranë, të propozojë revokimin e VKM-ve të sipërcituara për ndryshimin e vendimit për nxjerrjen jashtë kufijve të zonës historike të sipërfaqes ku ndodhej ndërtesa e Teatrit Kombëtar.

Në njoftimin e KLSH vihet nw dukje fakti se vendimmarrja e këtyre strukturave nuk mund të shërbejnë si fasadë kur prekin trashëgiminë kulturore dhe memorien historike të shqiptarëve, duke justifikuar në këtë mënyrë veprimet e njëanshme të institucioneve (strukturave) që mund të cenojnë në mënyrë të pariparueshme qendrat historike të vendit tonë, në këtë rast Bashkia e Tiranës apo dhe Këshilli i Ministrave.

KLSH i ka rekomanduar Ministrit të Kulturës, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve dhe Këshillit Shkencor të IMK-së, marrjen e masave për përmirësimin e legjislacionit në fuqi, si dhe një sërë masash me karakter organizativ, ndërsa përsa i përket shkeljeve të konstatuara në lidhje me ndryshimin apo përcaktimin e kufijve të qendrës historike të qytetit të Tiranës, të cilat janë pasuar me ngjarjen e fundit të prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

KLSH ka paraqitur po ashtu indicje penale pranë Zyrës së Prokurorisë Tiranë.

të fundit

Bjellorusi, të paktën 22 të burgosur politikë mbahen në spitale psikiatrike pa afat

Të paktën 22 të burgosur politikë në Bjellorusi po mbahen në spitale psikiatrike, ku u nënshtrohen trajtimeve të detyrueshme pa…

18 seconds ago

Protestuesja para Kryeministrisë: Na trajtuan si të paditur, Rama do të rrëzohet, nëse jo sot, nesër

Një protestuese e pranishme para Kryeministrisë ka mbajtur një fjalim të ashpër, duke kundërshtuar mënyrën se si Policia e Shtetit…

52 seconds ago

Kreditë e reja shtrenjtohen në Maqedoninë e Veriut

Kreditë në Maqedoninë e Veriut po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, ndërsa qytetarët dhe kompanitë përballen me norma më…

5 minutes ago

Rogert Sterkaj feston 40-vjetorin, ja kush janë ish-banorët e BBVA që e kanë uruar publikisht

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Rogert Sterkaj, feston sot një ditë të veçantë, 40-vjetorin e lindjes. Ka qenë vetë…

8 minutes ago

European Democrats call for independent investigation into allegations after protest in Tirana: Torture has no place in Europe

Demokratët Europianë kanë reaguar lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për pretendimet…

9 minutes ago

Confrontation at a café with Endrit Shabani/ Young people insult him, People’s Advocate: They filmed me while I was with my parents

Disa të rinj janë përballur me Avokatin e Popullit, Endrit Shabani, teksa ky i fundit ndodhej në një kafene duke…

9 minutes ago