Categories: Uncategorized

Prokuroria Speciale shkrin 6 paditë për shembjen e Teatrit Kombëtar

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka filluar marrjen në pyetje të të gjithë personave të përshirë në çështjen e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit.

godina-e-shembur-e-teatrit-kombetar

Të lidhura

None found

SPAK e ka nisur procedurën duke marrë në pyetje fillimisht avokaten Adriana Kalaja, e cila është një nga personat që ka dorëzuar padi në SPAK për procedurat që janë ndjekur nga qeveria dhe Bashkia Tiranë para dhe pas shembjes së godinës historike. Pas avokates Kalaja do të merren në pyetje edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë çështje. Ndërkohë mësohet se SPAK ka bërë shkrirje të gjashtë padive që janë dorëzuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Padi në SPAK ka depozituar edhe Presidenti Meta gjatë muajit maj. Hetimet për shembjen e godinës së Teatrit nisën më 21 maj dhe prokurori i çështjes, Ervin Kondilli, sekuestroi dokumentet nga Bashkia Tiranë për procedurën e ndjekur për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe asaj të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

PRESIDENTI

Pas nisjes së marrjes në pyetje të personave të përfshirë në çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar reagoi Presidenti Meta. Ky i fundit, shembjen e Teatrit Kombëtar bashkë me dëmtimin e vlerave arkeologjike në Durrës i cilësoi si krime që nuk do mund të amnistohen dhe theksoi se shumë shpejt do të vijë koha për drejtësi.

“Akti taleban i shembjes së Teatrit Kombëtar, shkatërrimi i shumë vlerave unikale arkeologjike në Durrës dhe dëmtimi i disa monumenteve në mbarë vendin janë dëshmitë ulëritëse më të freskëta se si arroganca, korrupsioni dhe papërgjegjshmëria e një pushteti mund të sjellë dëme të pariparueshme për trashëgiminë tonë kombëtare e kulturore, pjesë e trashëgimisë europiane.

Të gjitha këto krime të rënda kushtetuese, ligjore dhe morale, të konsumuara veçanërisht në Tiranë dhe Durrës, ku dëmet kanë qenë të jashtëzakonshme, do të jenë të paamnistueshme! Sepse këto akte barbarie, për më tepër të kryera nga institucionet shtetërore, janë sulme të drejtpërdrejta ndaj identitetit tonë kombëtar.

Ndaj, sot, në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, i garantoj të gjithë shqiptarët se gjithçka është mbajtur shënim dhe askush nuk ka për t’i shpëtuar drejtësisë. Duke kujtuar profesor Paolo Vittin, i cili me të drejtë thotë se: “Europa nuk është vetëm euro, por edhe kulturë, solidaritet, humanizëm dhe identitet”, risjell edhe një herë në vëmendje qëndrimin e “Europa Nostra” në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar: “Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri, të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë”. Barbaria dhe talebanizmi nuk kanë vend në shoqërinë tonë. Koha për drejtësi!”, shkroi Meta.

KREU I PD

Duke kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka vënë theksin te shembja e Teatrit Kombëtar. Për liderin e opozitës, ai akt është një dëshmi e urrejtjes së qeverisë ndaj vlerave dhe se ata që e kryen atë do të mbajnë përgjegjësi para drejtësi.

“Këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore e gjen Shqipërinë pa Teatrin Kombëtar, që u shemb nga regjimi si dëshmi e barbarisë dhe urrejtjes që kjo qeveri ushqen për vlerat dhe institucionet e kombit tonë. Teatri Kombëtar nuk ishte thjesht një institucion i kulturës dhe një gjurmë elegante e trashëgimisë sonë. Falë rezistencës së artistëve, aktivistëve, intelektualëve dhe qytetarëve të Tiranës, ai u shndërrua në një vijë ndarëse ndërmjet regjimit dhe qytetarisë. Rikonfirmoj angazhimin tim personal dhe të Partisë Demokratike se Teatrin Kombëtar do ta rindërtojmë siç ishte, aty ku ishte dhe ata që e sulmuan dhe e shembën brutalisht do të dalin përpara drejtësisë për këtë krim të rëndë ndaj kulturës, qytetarisë dhe mënyrës tonë të jetesës”, shkroi Basha./panorama

të fundit

Kina bllokon transmetimet e La Ligës pas polemikës me Mbappen

Transmetuesi shtetëror kinez CCTV ka pezulluar transmetimin e ndeshjeve të La Ligës spanjolle, duke përmbushur kështu kërcënimin e bërë pas…

3 minutes ago

BMW i3 i ri hyn në epokën elektrike me mbi 800 kilometra autonomi: A do të fitojë besimin e skeptikëve?

BMW ka prezantuar gjeneratën e re elektrike të Serisë 3, duke sjellë një model që kombinon autonominë e lartë, performancën…

7 minutes ago

WhatsApp prezanton katër risi për grupet: Nga mesazhet e fiksuara pa afat te filtri i përmendjeve

WhatsApp ka prezantuar katër funksione të reja që synojnë ta bëjnë më të lehtë menaxhimin e bisedave në grup. Përditësimi…

8 minutes ago

Osmani: Sistemi gjyqësor nuk mori asnjë masë ndaj gjyqtarëve pas letrës së Arlinda Zekajt

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një letre tjetër të Arlinda Zekajt, e cila ia kishte…

9 minutes ago

Arrestohet në Greqi 26-vjeçari shqiptar, dyshohet për v*asjen e bashkëkombësit në Selanik në vitin 2020

Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…

13 minutes ago

Nuk e pashë të qante kurrë”, babai i Jessica-s rrëfen dyshimet për bashkëshortin e saj: Ajo jetonte me frikën se mund të vdiste

Babai i Jessica-s, 32-vjeçares që humbi jetën në qershor të vitit 2024 në Itali, ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit…

14 minutes ago