Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se një fëmijë 8-vjeçar ka parë atentatorët e Ardian Çapjas, dhe i ka përshkruar ato si persona të veshur me rroba të zeza, me kapuç dhe me pistoletë.
E ftuar në studion e ‘Real story”, Lala tha se i vogli pritet të merret sërish në pyetje.
None found
“Personat e kanë ruajtur Çapjan. Është qëlluar në shpatullën e majtë më pas e ka marrë nipi i tij. Rrugica që të shpinte te banesat e tyre kontrollohej me derë me pult, rrugica tjetër me derë të blinduar.
I gjithë servisi ishte i populluar nga njerëz të Çapjas. Autorët nuk kanë ndjekur trajektoren tradicionale të rrugës. Në momentin që kanë dalë nga rrugica i ka parë një djalë i vogël te varrezat. Kanë qenë të veshur me rroba të zeza me kapuç dhe pistoletë.
Se sa e besueshme mund të jetë, djali i vogël pritet të merret sërish në pyetje. Dëshmitari 8-vjecar thotë se nuk kanë ikur në rrugën tradicionale por në anën e kundërt.
Vetëm një banesë e vetme në “Fushë Mbret ka pas kamera, është fiksuar një makinë e zezë, ajo i ka marrë autorët,”- tha Lala.
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, duke e cilësuar…
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në…
Fisnik Asllani është i gatshëm të presë Barcelonën përpara se të marrë një vendim për të ardhmen e tij, pasi…
Tymi i prodhuar nga më shumë se 800 zjarre pyjore që vijojnë të jenë aktive në Kanada ka ulur ndjeshëm…
Data 30 shtator është kyçe për të ardhmen e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pasi Komisioni Evropian pritet të…
Zjarret në pyje dhe fusha në Kosovë janë shndërruar në një problem të përsëritur gjatë muajve të nxehtë të verës.…