Categories: Uncategorized

Gazetarja tregon çfarë i tha vëllai i Ardian Çapjas: Pragu i portës ishte vija e kuqe

“Ju po kapërceni këtu si vrasës të veshur me pushtet. Kështu më tha vëllai i Ardian Çapjes…”

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka zbuluar se çfarë i ndodhi asaj bashkë me operatorin teka ishin duke filmuar nga afër banesën e Ardian Çapjes.

Të lidhura

None found

Ajo thotë se vëllai i Çapjes, i quajti gazetaren dhe operatorin si vrasës të veshur me pushtet, kurse një zonjë, për të cilën nuk dinte çfarë lidhje familjare kishte me Ardian Çapjen, u kërkoi mos hidhnin baltë mbi familjen e tyre pasi e dinte kush i kishte goditur.

Lala konfirmon se pikërisht familja Çapja e di nga kush goditet, prandaj Policia duhet që të zbulojë atentatorët duke përgjuar Ardian Çapjan, duke hapur kamerat e zonës që ajo e quan ‘’oazin’’ e Çapjave që është çdo pëllëmbë me kamera të rezolucionit të lartë si dhe duke hetuar klanin rival.

”Unë kapërceva pragun e portës dhe madje nuk e dija se ajo ishte vija e kuqe. Ju po kapërceni këtu si vrasës të veshur me pushtet. Kështu më tha vëllai i Ardian Çapjes. Një zonjë na ka thënë mos hidhni baltë mbi ne, e dimë kush na ka goditur. Unë uroj t’i shpëtojë atentatit Ardian Çapja.

Sot kam parë një frame- video-je, një ish- atentat ndaj Ardian Çapjes, atentatori ishte i pamaskuar, maska i ra, madje dhe xhupi. Dhe xhupi i ra dhe e kanë marrë pjestarë të fisit Çapja.

Janë dhjetra vrasje që i janë atribuar familjes Çapja, kanë ngritur akuza pa fakte. Vëllai i tij u vra me anti- tank tek Univers në 2015. Po ashtu iu vra avokati në qendër të qytetit.
Disa nga atentatet kanë ndodhur tek banesa e Çapjes , pikërisht tek ajo rrugica. Sa shumë të dhëna mund të marrë policia nga aty. Çdo pëllëmbë e survejtuar nga kamera me rezulocion të lartë.

Mjafton që të përgjohen bisedat e Ardian Çapjas dhe të hetohet klani kundërshtar. Ka dhe disa hasmëri prej vitesh. Çapja nuk dilte asnjë moment të jetës së tij pa roje. Oazi i tillë është i ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk shihet”- tha Çapja.

të fundit

Dy raste të shpërdoruara ndaj Barcelonës, Alvarezi ende në kërkim të pajtimit me tifozët e Atleticos

Julian Alvarez kishte një mundësi të veçantë për të fituar sërish besimin e tifozëve të Atletico Madridit, por paraqitja e…

4 minutes ago

Parisi pret Forumin e Paqes, Albin Kurti mes pjesëmarrësve

Ministrat e Jashtëm të G7 do të takohen sot dhe nesër në Paris. Në këtë takim të dytë zyrtar dy…

5 minutes ago

OBRM-PDUKM accuses LSDM of allowing €110 million transfer from sanctions-hit Venezuela in 2019

"LSD dhe Venko Filipçe vazhdojnë të përhapin manipulime në lidhje me rastin e Alta Bank. Se ata nuk kanë njohuri…

7 minutes ago

SDSM: We warned about Alta Bank back in December; it is the government that is panicking

Partia opozitare LSDM akuzon se kishte paralajmëruar për muaj të tërë për rastin e "Alta Banka", lidhjet e saj të…

7 minutes ago

Alarm in Vlorë as vomiting cases rise amid suspected drinking water contamination in two neighborhoods

Numri i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës është rritur, pasi kanë shfaqur simptoma si…

7 minutes ago

88 years since the “Night of Broken Glass”, the Nazi attacks on Jews

9 Nëntori shënon Ditën Botërore kundër Fashizmit dhe Antisemitizmit, një datë që synon të kujtojë viktimat e regjimit nazist dhe…

8 minutes ago