Categories: Uncategorized

“Jemi bërë si në kohën e Haxhi Lleshit”, Murrizi hedh akuza nga Kuvendi

Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një seancë ndryshe për shkak të masave në kuadër të COVID 19.

Gjatë fjalës së tij, opozitari Myslim Murrizi u shpreh në sallë se opozita ka shumë pak kohë për të folur. Ai tha se me këtë mënyrë Kuvendi po kthehet si në kohën e Haxhi Lleshit ku deputetët vinin në sallë vetëm për të duartrokitur.

Të lidhura

None found

“Rendi i ditës duhet shpallur 48 orë nga data e Kuvendit, na e keni njoftuar dje në orën 13:00. Nuk e di pse e keni me kaq ngut këtë kod? Unë kam vërejtje për nenin 48, pika 3, e rregullores ku thoni do ketë limit kohor për të folur, po si mund të shqyrtohen 23 pika këtu dhe të ketë kaq pak kohë për të folur. Ke 9 deputetë këtu që flasin në emër të opzitës dhe votojnë non stop për Taulantin. Nëse vazhdohet me këtë mënyrë ky parlament i ngjan atij të Haxhi Lleshit në vitet ’80 ku deputetët vinin vetëm për të duartrokitur”,- tha Murrizi.

Në përgjigje, kryeparlamentari u shpreh se axhendën e këtij Kuvendi e përcakton sot gjendja e jashtëzakonshme.

“Rregullorja është zbatuar zoti Murrizi, sa për ndryshimet në kod janë shqyrtuar nga komisioni i ligjeve, nisma është ndërmarrë këtu e 3 muaj më parë. Duhet të keni parasysh se cdo parlament ashtu si ne ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme. Në një situatë tjetër normale do i mbështesja propozimet tuaja”,- tha ai.

të fundit

BIRN: Dy botë në një shesh, studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës!

Protesta e së shtunës në Tiranë, nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…

7 minutes ago

Amorim pas derbit: Milani do të ketë edhe ditë të vështira

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…

11 minutes ago

Përparim Kabo: Albania does not belong to politicians, but to Albanians! Time for a transitional government

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

15 minutes ago

Weather forecast for November 1, 2026 / Rain and brief thunderstorms

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

15 minutes ago

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

37 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

51 minutes ago