Categories: Uncategorized

Murrizi “hedh thumbin”: Mund të bëheni sërish bashkë me LSI-në, ata e nuhasin lekun

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, deputeti Myslim Murrizi ka folur për tenderat që jepen pa garë, si dhe për marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, që sipas tij nuk do marrë votat e opozitës brenda parlamentit.

“Kam përpara raportin e KLSH-së që thotë se për 2553 tendera, bërë nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, drejtoria e Burgjeve, AKSH, 17% të tenderave i kanë tenderuar me një pjesëmarrës. Është bërë qëllimisht gjithçka që ti merrte Hasani. E nderuar zonja Balluku, unë kam qenë këtu kur qytetarët e Kukësit kërkuan që të hiqej trau, dhe nuk e di se pse u shua më pas. Në njëfarë mënyre jam dakord me ty, se rruga e Kombit u bë me tra, ju do ia vini dhe rrugëve të tjera tani”, u shpreh Murrizi.

Të lidhura

None found

Ndërkohë duke iu referuar votave për Kodin Zgjedhor, Murrizi tha se ato nuk do të jepen, ndërsa shtoi se ai nuk mund të prishë dashurinë mes Ramës dhe Bashës.

“Ju thoni që iu duhen 800 mijë vota në zgjedhjet e ardhshme se ju duhen, i keni bërë votat si tender, ai tjetri thotë se është koha për rotacion, se mendoni se e keni vendin me tapi. Kanë qenë silenciozë ata të tjerët, se i keni dhënë ndonjë vilë dhe ndonjë tender. Më gjeni një tender që kam kërkuar unë, ju që jeni këtu, dhe ata që nuk janë.

Kur keni qenë në këtë sallë këtu, e keni ndryshuar Kushtetutën si u ka dashur qejfi, nuk i latë partitë e vogla as të regjistroheshin fare. Ata qenkan mërzitur se do ndryshohet Kushtetuta një vit para zgjedhjeve, unë habitem se pse ju i trembeni kaq shumë një marrëveshje institucionale, por ju doni pazare.

Ne kemi kërkuar atë që kërkojnë 85% e shqiptarëve, që si keni lënë as të shajnë në kutitë e votimit. Koha për pazare nuk mund të jetë kaq e paqtë për ju, ne kërkojmë një kompromis në favor të shqiptarëve. Çfarë po kërkojmë ne që nuk është e ligjshme, as më shumë dhe as më pak se atë që kërkuar shqiptarët në 90-tën. A i keni ju votat vetë? 74 keni, Taulant Rama, hapni tender, do ta bëni me vota të trafikuara në parlament, doni që ti vidhni votat në Kuvend, jo më në kuti, opingat e sheros keni bërë.

Unë vetë jam víktimë e mandateve të vjedhura, pse një marrëveshje të sinqertë mes nesh doni ta quani pazar, dhe 5 pazare të pista me ata doni që ti quani marrëveshje?! Kur e bëni ju me njërui tjetrin e bëni për hatrin e shqiptarëve, kur bëjmë ne kërkesa qenka pazar. Unë nuk hyj në mes për të prishur dashurinë që ju keni me Bashën, ata duan të bëjnë sikur u hedhin zjarr ju (LSI), jeni të bindur se në 2021 prapë mund të qeverisin ata se e nuhasin lekun”, tha Murrizi.

të fundit

Përplasje në aksin Berat–Ura e Kuçit/ 40-vjeçari me biçikletë goditet nga automjeti, drejtuesi largohet

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat–Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje, pasi është…

5 minutes ago

Justin Timberlake publikon momente romantike me Jessica Biel, mes tyre edhe një puthje

Këngëtari i njohur Justin Timberlake ka ndarë me ndjekësit e tij momente nga jeta private, duke publikuar në rrjetet sociale…

11 minutes ago

Fiat sjell konceptin Multiplay, një automjet që bashkon SUV-in, minibusin dhe pickup-in

Fiat ka prezantuar konceptin e ri Multiplay, një automjet inovativ që kombinon karakteristikat e SUV-it, minibusit familjar dhe pickup-it. Koncepti…

12 minutes ago

Juventusi barazon 1-1 në fushën e Cagliarit, Zhegrova aktivizohet pas pushimit

Juventusi ka barazuar 1-1 në udhëtim te Cagliari, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Serie A, duke…

15 minutes ago

Zelensky denounces Russian attacks on energy infrastructure after Trump’s ceasefire announcement

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se ka vijuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase, pavarësisht njoftimit të presidentit…

34 minutes ago

Europe under multiple pressure: debt, protests and decisive elections looming in nine countries

Evropa po përballet me një periudhë të vështirë ekonomike dhe politike, e karakterizuar nga rritja e kostove të huamarrjes, borxhi…

34 minutes ago