Pasi i kërkuan që të plotësonte formularin e deklarimit të pasurisë para dy ditëve, OFL i ka bllokuar automjetin biznesmenit Dashamir Gjoka.
Mësohet se automjeti i blinduar ndodhet tashmë në drejtorinë e Policisë së Durrësit.Gjoka nuk është i panjohur për drejtësinë. Ai rezulton i dënuar në Itali për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”.
None found
Pas një procesi të nisur në vitin 2015 atij i janë sekuestruar pasuritë që disponon dhe mësohet se i janë konfiskuar pasuri me vlerë 200 milionë lekë të reja të cilat më pas i janë kthyer me vendim të Gjykatës për Krime të Rënda në vitin 2017.
Kujtojmë se në vitin 2017 biznesmenit Gjoka i është bërë një atentat.
Një person qëlloi me armë zjarri në drejtim të mjetit të biznesmenit. Asokohe u raportua se në automjetin e blinduar udhëtonte Gjoka me gruan dhe fëmijët. Ai po udhëtonte në drejtim të Shijakut. Automjeti i blinduar i biznesmenit u qëllua nga një makinë e cila po ecte paralel me të.
Pas lindjes, si ta rikthejnë nënat formën trupore pa dalë nga shtëpia? (VIDEO) — Klan Kosova [...]Read More...
Kryeministri e përjashtoi dorëheqjen, por studentët e vijuan protestën për të tretën ditë radhazi. Në Tiranë mbërritën edhe të rinj…
Studentët dhe gjimnazistët hyjnë sot në ditën e katërt të protestave, pas një dite të shoqëruar me përplasje me Policinë,…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me…
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Katie Zachariah, ka pranuar se nuk e ka kaluar kurrë provimin e jurisprudencës…
Tre fëmijë, të moshës 5, 8 dhe 11 vjeç, si dhe një mësues kanë humbur jetën nga të shtënat me…