Categories: Uncategorized

Tentuan të ekzekutojnë biznesmenin e njohur, OFL u dërgon letrën vëllezërve nga Shijaku

Ditën e sotme, OFL u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë vëllezërve Morel dhe Enkel Kërtalli, Ilir Oshafi, Gentian Malindi dhe Akil Alushi.

Vëllezërit Kërtalli janë nën hetim për akuzën “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” që prej vitit 2017, kur edhe sipas policisë tentuan të ekzekutojnë në një atentat biznesmenin Dashamir Gjoka.

Të lidhura

None found

Ata janë vëllezërit e Elvin Kërtallit 37 vjeçarit që u ekzekutua me armë zjarri në qendër të qytetit të Shijakut me 27 gusht 2013. Ai ishte vëllai i madh i tyre.

Elvin Kërtallit dhe shokut të tij Doarian Zotaj iu bë atentat fill pasi dolën nga një lokal në Shijak nga 3 persona të cilët po lëviznin me një automjet tip “Audi” pa targa.

I pranishëm aty ka qenë edhe njëri prej vëllezërve të tij, shënjestër e sotme OFL-së, Enkel Kërtalli, i cili ka mundur t’i shpëtojë plumbave.

Fiks katër vite më vonë qëllohet me breshëri ndaj Dashamir Gjokës, por ai shpëton për shkak se e kishte mjetin të blinduar.

Sektori i Krimeve të Rënda në policinë e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë kanë ngritur dyshimet e arsyeshme se tentativa për vrasjen e Dashamir Gjokës të jetë bërë në shenjë hakmarrje ndaj tij.

Pasi vëllezërit Kërtalli kishin dyshime se Gjoka ka porositur vrasjen e vëllait të tyre 7 vite më parë.

Vëllezërit Kërtalli kanë tani 48 orë kohë sipas OFL-së për të vërtetuar se pasurinë e kanë vendosur në rrugë të ligjshme.

Të pestë këta persona, duhet të plotësojnë me shkrim formularin e deklarimit të pasurisë brenda 48 orëve.

të fundit

Kërkesat e papërfunduara për privatizimin e tokës shtetërore do të shqyrtohen më tej

Propozim ndryshimet e ligjit për privatizim të tokave nën objekte, e të cilat figurojnë në pronësi shtetërore, nuk parashohin afate…

3 minutes ago

Liverpooli triumfon 3-1 ndaj Crystal Palace falë Mac Allister, Wirtz dhe Isak

Liverpooli ka marrë një fitore të rëndësishme 3-1 në udhëtim ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e javës së 10-të të…

13 minutes ago

Gadi Eisenkot, gjenerali që kërkon të mposhtë Netanyahun: nga humbja e djalit dhe dy nipërve në Gaza te Doktrina Dahiya

Ai nuk ka aftësitë komunikuese të Benjamin Netanyahut dhe as reputacionin e një politikani që di të manovrojë në korridoret…

17 minutes ago

Ilire Dauti responds to Dimitrievski: Albanians make up more than half the number of Macedonians

Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i cili, sipas…

18 minutes ago

Kumanovo hospital plans to hire 20 medical residents by the end of the year

Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës paralajmërojnë punësimin e 20 specializantëve të rinj, edhe atë deri në fund të këtij…

18 minutes ago

Toxic waste scandal, Albchrome administrator steps down

Shpërthimi i skandalit të rëndë mjedisor në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan ka sjellë lëvizje në piramidën drejtuese të kompanisë…

18 minutes ago