Categories: Uncategorized

Ishte “drejtor biblioteke” në burg, sot askush nuk guxon t’ja zërë vendin Shullazit

Procesi në Gjykatën e Apelit kundër Emiljano Shullazit dhe grupit të tij me Endri Qyqen, Endri Zelën, Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin nuk ka nisur ende që prej dhjetorit 2018.

Së fundmi, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi që të lërë si gjyqtarë të posaçëm në këtë çështje gjyqtarët e Apeleve, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, por që pas ngritjes së Gjykatës së Posaçme i kanë humbur këto funksione.

Të lidhura

None found

Nga ana tjetër, që prej një viti mbas dhjetëra dorëheqjesh, e vetmja gjyqtare që vazhdon të qëndrojë në trupë gjykimi është Albana Boksi.

Megjithatë vetë Emiliano Shullazi nuk është paraqitur në asnjë seancë që pas dënimit që shpalli Shkalla e Parë. Ai humbi edhe punën që bënte pranë bibliotekës së Burgut 313, menjëherë pas shpërthimit të skandalit në burgje, ku rezultoi se një i dënuar i përjetshëm siç ishte Endrit Dokle, kishte përfituar ulje dënimi edhe për punën në burg.

Së bashku, me Shullazin shumë të dënuar të tjerë të regjistruar në punë burgu, u hoqën nga lista edhe pse burgjet nuk dhanë asnjë shpjegim se përse të dënuar të kësaj kategorie janë privilegjuar, sa kohë ata nga një angazhim i tillë përfitojnë disa ditë në muaj ulje dënimi.

Familjari i një të dënuari tregoi për Gazetën “Si” se “megjithëse i afërmi i tij në një burg në Drenovë kishte aplikuar për punë, qoftë edhe pastrim burgu, kërkesa e tij nuk ishte pranuar”.

“Ata kërkojnë para dhe mjafton të kontrollohen të gjitha burgjet, aty kupton se jo kushdo angazhohet në punën e burgut, duhet të kesh miq ose emër në krim”, shtoi më tej i afërmi i të dënuarit, i cili hodhi akuza për sistemin e burgjeve që përherë u japin përparësi të ashtuquajturve “VIP”-a të burgut, të cilët më tej për angazhime të tilla përfitojnë ulje dënimi.

Gazeta “Si” u interesua pranë Paraburgimit 313 për të mësuar se kush e kishte marrë punën në paraburgim të Emiliano Shullazit dhe siç u përgjigj një efektiv burgu: “askush nuk e ka marrë punën në bibliotekë”.

“Të paraburgosurit e ruajnë me fanatizëm mitin e Shullazit dhe asnjëri nuk do guxonte të aplikonte për vendin bosh, është një lloj mosinteresimi i pazakontë, por që ne e kuptojmë se me çfarë ka lidhje”, shtoi efektivi i policisë së burgjeve, i cili kujtoi se që kur ka hyrë në Paraburgimin 313 jo vetëm Shullazi, por edhe të tjerë si ai, janë trajtuar me diferencë nga një i paraburgosur i zakonshëm.

“Ka raste që këta tipa kryejnë takime të posaçme në palestër”, shtoi burimi i Gazetës “Si”, sipas të cilit e njëjta gjë ndodh edhe me një tjetër të dënuar të njohur si Dritan Dajti, të cilin sërish zyrtarët e burgjeve e trajtojnë me diferencë krahasuar me të tjerët./Gazeta si

të fundit

Kuvendi i Kosovës nderon kujtimin e Eliot Engel, Kurti: Ishte zëri i vendit në ditë të vështira, i qëndroi besnik angazhimit për kombin tonë

Në Kuvendin e Kosova është mbajtur një seancë përkujtimore në nder të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili ndërroi jetë…

13 minutes ago

Çmime marramendëse, sa do të kushtojë një biletë për finalen e Kupës së Botës

Startimi i Kupës së Botës, është shumë afër dhe tashmë janë bërë të ditura çmimet marramendëse për biletat për finalen.…

44 minutes ago

Plagoset me armë zjarri një 35-vjeçar në Kurbin, i riu dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës (EMRI)

Një 35-vjeçar nga Kurbini, është paraqitur për mjekim në Spitali i Traumës, pasi ka mbetur i plagosur me armë zjarri.…

57 minutes ago

Aksident me vdekje në Tiranë (EMRI)

Një aksident me vdekje është regjistruar në Kombinat, ndërron jetë 61-vjeçari. Fatkeqësisht 61-vjeçari, Ylmi Dedja, ka humbur jetën. Mësohet se…

1 hour ago

Aksion kundër trafikut të armëve, momenti kur i dyshuari rrethohet dhe i vihen prangat (VIDEO)

Ditën e sotme, një tjetër rast i trafikut të dyshuar të armëve është goditur në kryeqytet. Burime zyrtare të Policisë…

1 hour ago

Denoncimi i PD: E-albania s’ punon, janë shpenzuar para për sisteme që nuk funksionojnë, nuk është rastësi që SPAK sekuestroi 40 mln euro në kuadër të hetimeve të AKSHI-t

Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike, ka denoncuar sot mosfunksionimin e sistemit E-albania, duke penguar qytetarët të aplikojnë për…

1 hour ago