Categories: Uncategorized

Ilir Meta: Populli grek humbi sot një ikonë liridashje, ne një mik shumë të çmuar

Presidenti Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta e heroit të rezistencës antifashiste në Greqi, Manolis Glezos.

Meta shkruan se jeta e tij ishte një përkushtim për popullin e tij kundër pushtuesve dhe diktaturës.

Të lidhura

None found

Meta shton se Shqipëria po ashtu ka humbur një mik të paçmuar dhe një përkrahës i fqinjësisë së mirë mes dy vendeve tona.

Meta:Sot u nda nga jeta Heroi i Rezistencës Antifashiste të Greqisë, Manolis Glezos i cili në moshën 18-vjeçare guxoi të hiqte nga Akropolis flamurin nazist me svastika duke paralajmëruar rezistencën heroike të popullit grek.

E gjithë jeta e Tij ishte përkushtim dhe sakrificë për popullin e tij kundër pushtuesve dhe kundër diktaturave. Pavarësisht vuajtjeve në burgjet e fashizmit dhe të juntës, Manolis Glezos kurrë nuk e humbi besimin te liria, demokracia dhe populli i Tij.

Ai nuk ju nda deri në fund të jetës të gjitha betejave për demokraci dhe drejtësi shoqërore duke qëndruar përherë në anën e duhur të historisë. Manolis Glezos ndërroi shumë parti, por kurrë kauzat e lirisë, demokracisë dhe drejtësisë sociale.

Populli grek humbi sot një ikonë të shpirtit të Tij liridashës, ndërsa ne shqiptarët humbëm sot një mik shumë të çmuar të popullit tonë dhe një përkrahës të palëkundur të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve dhe dy popujve tanë.

Ne do ta kujtojmë dhe duartrokasim gjithmonë veprën e Manolis Glezos njësoj si eurodeputetët fjalën e Tij të fundit për Evropën 6 vjet me parë. Kurrë nuk duhet ta harrojmë porosinë e tij: Mos i hidhni verës ujë! Fashizmi nuk ka vdekur! I përjetshëm kujtimi i Tij!

të fundit

Prokshi: Vrasjet e grave tregojnë dobësitë e institucioneve

Sociologia Dhurata Prokshi ka vlerësuar se numri i grave të vrara dëshmon për probleme serioze në trajtimin e dhunës në…

35 seconds ago

Ibishi: Në gjashtë vitet e fundit, 2026-ta shënon nivelin më të rëndë të vrasjeve të grave

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se viti 2026 është më i rëndi sa i përket rasteve të vrasjeve…

1 minute ago

Dobruna: Institucionet nuk kanë arritur t’i mbrojnë gratë në Kosovë

Ish-ambasadorja Vjosa Dobruna, e ftuar në emisionin Prime në RTK, ka folur për rastin e Arlinda Zekajt dhe gjendjen e…

1 minute ago

Mickoski warns of further arrests: Investigations target former officials and current officeholders

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski gjatë një paraqitjeje në emisionin “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5 paralajmëroi arrestime të tjera…

3 minutes ago

AUV blocks around 2 tonnes of meat and products deemed unsafe for consumption

Mish i tymosur, proshutë e tymosur dhe produkte të tjera të mishit, janë shitur përmes rrjeteve sociale. Pas inspektimit nga…

3 minutes ago

Mickoski paralajmëron arrestime të tjera: Hetimet prekin ish-zyrtarë dhe funksionarë aktualë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski gjatë një paraqitjeje në emisionin “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5 paralajmëroi arrestime të tjera…

9 minutes ago