Categories: Uncategorized

“Ditë e hidhur”, Meta kujton 7 prillin e pushtimit fashist

Presidenti i vendit, Ilir Meta me një postim në rrjetin social ka kujtuar sot 7 prillin, ditën kur në Shqipëri u hodh për pushtim Italia fashiste.

Me nje mesazh ne faqen e tij ne Facebook, Meta thekson se “Edhe pse të vetëm dhe të braktisur nga të gjithë, ne shqiptarët ju përgjigjëm pabesisë të pushtuesve fashistë me patriotizmin e bijve më atdhetarë të këtij vendi, të cilët ju kundërvunë me vetëmohim njërës prej fuqive më të mëdha të kohës”.

Të lidhura

None found

Mesazhi i Metës

Sot është 7 prilli, një ditë e hidhur si vetë pabesia në historinë tonë. Por është edhe një ditë nderimi për rezistencën heroike të ushtarakëve patriotë, me në krye Heroin tonë Mujo Ulqinaku.

Edhe pse të vetëm dhe të braktisur nga të gjithë, ne shqiptarët ju përgjigjëm pabesisë të pushtuesve fashistë me patriotizmin e bijve më atdhetarë të këtij vendi, të cilët ju kundërvunë me vetëmohim njërës prej fuqive më të mëdha të kohës.

Ndaj sot, ne shqiptarët përulemi me nderimin më të thellë para sakrificës sublime të ushtarakëve patriotë dhe djemve më të mirë të Atdheut, të cilët me bindje të plotë dhanë edhe jetën e tyre për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe dinjitetit kombëtar, duke shënuar dhe fillimin e Rezistencës Antifashiste të popullit shqiptar.

Mirënjohje të përjetshme Heroit tonë të Rezistencës Antifashiste Mujo Ulqinaku dhe të gjithë patriotëve të tjerë, të cilët përmbushën me nder betimin e tyre para Flamurit Kombëtar, duke e larë atë edhe me gjakun e tyre të paharruar. 🇦🇱

të fundit

Zero keqardhje për humbjen, në Durrës fitojmë”, Edlir Tetova sfidon Egnatian pas duelit në Rrogozhinë

Edlir TetovaEdlir Tetova dha një paralajmërim të fortë për mediat, pas duelit me Egnatian e cila përfundoi me humbje për…

4 minutes ago

Tornike Kvaratskhelia shkëlqen me dy gola, festimi i tij i kushtohet vëllait Khvicha

Mbiemri Kvaratskhelia mund të bëhet sërish një emër i rëndësishëm në futbollin evropian. Tornike Kvaratskhelia, vëllai i vogël i yllit…

5 minutes ago

Pejë, protestë nesër për vrasjen e Arlinda Zekajt

Gjatë ditës së nesërme do të protestohet në qytetin e Pejës, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt nga Vitomerica e…

15 minutes ago

Real Madridi përgatitet të rikthejë Jacobo Ramonin, i kërkuar nga gjigantët e Premier League

Sipas ekspertit të transferimeve Matteo Moretto, Real Madridi pritet të aktivizojë klauzolën e riblerjes për qendërmbrojtësin të Comos, Jacobo Ramon,…

17 minutes ago

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Gjokutaj: Në vendimmarrje janë tre emra, Erioni, Gysi dhe Edi

Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar transferimin e Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, duke ngritur pikëpyetje…

20 minutes ago

Adelina Berisha: Institucionet duhet të japin llogari për dështimet në rastet e dhunës ndaj grave

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës, ka folur për protestat e organizuara pas rastit të Arlinda Zekajt, duke…

26 minutes ago