Categories: Uncategorized

I akuzuar publikisht për eliminimin e Haklajve, pse hesht Sali Berisha?

Ish-kryeministri, Sali Berisha është vënë publikisht nën akuzë si fajtor për vrasjen e Hakljave dhe për serialin e ekzekutimeve që prodhoi 200 viktima në Tropojë.

Akuza e rëndë për Sali Berishën erdhi nga një dëshmitare e dorës së parë e ngjarjeve të pas viteve në ‘90 në Tropojë, ku mpleksja e politikës dhe interesave për pushtet, prodhoi një masakër të vërtetë.

Të lidhura

None found

Ishte pikërisht Zylfie Haklaj, e njohur ndryshe si “Shota” e Tropojës, e cila drejtoi gishtin tek Sali Berisha si përgjegjës për sagën e krimeve makabre dhe për vrasjen e vëllezërve të saj.

Në një intervistë të gjatë për TopStory, ku dha detaje të panjohura më parë për krimet që tronditën Tropojën dhe Shqipërinë, Zylfie Haklaj foli për rolin e ish-kryeministrit në vrasjet e Tropojës dhe gjakun e derdhur.

“Në familjen time ka 14 persona të vrarë dhe përgjegjës kryesor për këtë është Sali Berisha. Ne kërkojmë drejtësi, unë jetoj për të dëshmuar”, deklaroi Zylfie Haklaj.

Pse hesht i akuzuari për vrasje?

Sali Berisha, të cilin jemi mësuar të dëgjojmë të flasë për çdo gjë dhe të sulmojë këdo, për herë të parë ka mbyllur gojën. Ish-kryeministri ka folur disa herë për mediat, pas intervistës së Zylfie Haklajt, por ka zgjedhur të heshtë edhe pse akuzohet për vrasje.

Mbyllja e gojës së ish-kryeministrit i shton edhe më shumë dyshimet rreth rolit të tij, në krimet që përgjakën Tropojën.

Berisha ka zgjedhur të fshihet pas denoncimeve anonime të “qytetarit dixhital”, ku jemi mësuar që hapësirat me kanabis në Rusi të na i ofrojë si parcela në Vlorë apo Dukagjin, por kyç gojën kur ai personalisht akuzohet me emer dhe mbiemër si i përfshirë në vrasjet e Tropojës.

Sali Berisha, thirrjet për luftë civile

Përveç akuzave për vrasjet e Tropojës, Sali Berisha akuzohet se tentoi të fuste popullin në luftë civile. Zylfie Haklaj zbuloi për herë të parë mesazhet që ish-kryeministri i dërgonte familjes së saj, ku i kërkonte ndihmë për të sulmuar Jugun.

“Sali Berishës i rrezikohet pushteti si president dhe dërgon forca nga Garda, kryesisht Sokol Mulosmanin, kushëri i dajave tonë, për të takuar Fatmirin, për ti kërkuar mbështetjen e tij, dhe Fatmiri i thotë shprehimisht që as për Hamdiun nuk e bëjë këtë punë që të sulmoj Jugun, vëllezërit e jugut për të mbrojtur karrigen e presidentit”, rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Kur flasim për mosbindje civile, nuk kemi nevojë t’u referohemi deklaratave të Zylfie Haklajt. Ish-kryeministri, nuk e ka problem (që dikur nga foltorja e Kuvendit, e sot nga studiot televizive) të bëjë thirrje për armatosje, dhunë dhe mosbindje civile. Mjaftojnë deklaratat e tij, që mund të gjenden lehtësisht në YouTube dhe në arkivat e televizioneve, që Sali Berisha të merret në hetim nga SPAK.

të fundit

Operations against smuggling in the north: 22 vehicles and goods worth over €200,000 seized

Një aksion i koordinuar i institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë ka zbuluar dhe ndërprerë veprimtarinë e dyshuar të kontrabandës së…

14 seconds ago

Peja prosecution indicts a person for aggravated murder and illegal possession of a weapon

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një të pandehuri nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e…

41 seconds ago

Osmani: Contacts with the Trump administration should be daily and at the highest level

Ish-presidentja e Kosovës, tani deputete e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se komunikimi me administratën e presidentit amerikan, Donald Trump,…

1 minute ago

Merz calls for concrete steps in Kosovo–Serbia talks

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se gjendja aktuale në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po…

2 minutes ago

Shiroka-Pula: Constitutional Court decisions must be implemented, regardless of political consequences

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka deklaruar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen pa u personalizuar, pavarësisht pasojave…

2 minutes ago

Debat në Kuvend mes Gërvallës dhe Haxhiut për Faton Pecin

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në senancën plenare të Kuvendit të Kosovës, foli për kolegun e saj të partisë, Faton…

3 minutes ago