Categories: Uncategorized

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Penal, 10 veprimet që mund t’ ju çojnë në burg

Pas miratimit në seancën lenare të 16 prillit, ditën e sotme hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal. Ndryshimet kríminalizojnë për herë të parë thyerjen e karantinës në kohë epidemie si dhe presionin psikologjik ndaj anëtarëve të rrethit familjar, ndërsa rrisin dënimin deri në 3 vite burgpër dhunën në familje nga 2 vite që ishte.

Nga sot 10 veprime përbëjnë vepër penale dhe dënohen me burgDeri më sot sjellje të tilla nuk ishin të ndaluara ose thjeshtë përbënin shkelje të lehta, që mund të ndëshkoheshin me gjobë. 7 vepra të reja penale kanë të bëjnë me thyerjen e karantinës në kohë epidemie dhe përhapjen e infeksionit me dashje apo pa kujdesia. Nga sot, shkelja e udhëzimeve të autoriteteve shtetërore në kohë epidemie, dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burgThyerja e rregullave nga biznesit dënohet me gjobë deri në 2 vite burg.

Të lidhura

None found

Thyerja e karantinës dënohet me burgderi në tre vjet burg, ndërsa përhapja e infeksionit në mënyrë të qëllimshme dënohet deri në 5 vjet burgdhe deri në 8 vjet burgkur përhapja e infeksionit ka sjellë pasoja të rënda. Këto veprime dënohen me burg deri në 23 qershor 2020, që përkon me shtyrjen e gjendjes së fatkeqësinë natyrore.

Ndërkaq, deri në 3 vjet burgdo të dënohet presioni psikologjik ndaj gruas, ish-gruas, bashkëjetueses ose personit në lidhje apo ish-lidhje intime. Me tre vjet burgdo të dënohet edhe presioni psikologjik dhe dhuna ndaj gruas, ish-gruas, bashkëjetueses ose personit në lidhje apo ish-lidhje intime, morave, nipave, mbesave, vëllezërve, prindërve, vjehrrit, vjehrrës, nuses, kunatës etj. Kur kjo vepër përsëritet dënohet nga 1 deri në 5 vjet burg. 10 veprimet që ju çojnë drejt burgut:

1.Thyerja e rregullave në kohë epidemie, kur shkelësi ka marrë më parë masë administrative, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj

2.Thyerja e rregullave në kohë epidemie, duke ushtruar aktivitet tregtar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

3.Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinim, dënohet me burgim nga dy deri në tre vjet.

4.Shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës i sëmundjes infektive, dënohet me burgim nga dy deri në tre vjet.

5.Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.

6.Përhapja e sëmundjes infektive nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

7.Përhapja me dashje ose nga pakujdesia e sëmundjes infektive, duke shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose rrezik për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.

8.Presioni psikologjik ndaj bashkëshortes, ish-bashkëshortes, përsosnit bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, ndaj personit në lidhje apo ish-lidhje intime me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik të tij, dënohet me burgim deri në tre vjet.

9.Dhuna dhe presioni psikologjik ndaj peronave gjini e afërt (të paralindur, të paslindur, vëllezër, motra, ungjër, emta, nipër, mbesa, fëmijë të vëllezërve dhe të motrave), ose krushqi e afërt (vjehërr, vjehrrë, dhëndër, nuse, kunat/ë, thjeshtri, thjeshtra, njerku e njerka), dënohet me burgim deri në tre vjet.

10.Dhuna dhe presioni psikologjik i përsëritur ndaj të gjithë personave të rrethit familjar, përfshirë edhe personat në lidhje apo ish-lidhje intime, dënohen nga një deri në pesë vjet burgim.

të fundit

Aksident i rëndë në Tiranë, dy automjete përplasen “kokë më kokë”! Mbetet e lënduar një grua shtatzënë dhe disa fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Vaqarrit, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete…

2 minutes ago

Komandanti i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit pretendon se Teherani është “më i fortë sot sesa në fillim të luftës”

Komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit për Teheranin e Madh, pretendoi se Teherani është më i…

17 minutes ago

Rreth 4 orë në prokurori/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka dalë nga ambientet e SPAK pas 3 orësh e 45 minutash. Karçanaj është parë…

30 minutes ago

PD mblidhet të mërkurën, priten vendime të rëndësishme

Partia Demokratike pritet të mbledhë këtë të mërkurë Kryesinë e saj, në prag të Kuvendit Kombëtar që do të zhvillohet…

39 minutes ago

Oda Haliti, artistja nga Kosova do të performojë në “Lyon Biennale” – një nga eventet më prestigjioze ndërkombëtare të artit bashkohor

Producentja dhe njëherësh DJ, Oda Haliti do të performojë në edicionin e sivjetmë të Lyon Biennale, një nga ngjarjet më…

41 minutes ago

Akuza për ab*zim dhe shfrytëzim të bashkëshortes/ Prokuroria e Suedisë kërkon 10 vite burg për 62-vjeçarin

Prokuroria në Harnosand të Suedisë ka kërkuar një dënim prej 10 vitesh burg për një 62-vjeçar, i akuzuar se ka…

47 minutes ago