Categories: Uncategorized

HOROSKOPI/ Kjo është koha e duhur për të nisur projekte të reja, situata sentimentale mbetet kaotike

Dashi

Ndonëse shumica e cilëson si periudhë pushimesh, për ju, kjo është koha e duhur për të nisur projekte të reja. Situata sentimentale mbetet kaotike, për shkak se jeni të pakënaqur, madje mund të ketë edhe tensione.

Të lidhura

None found

Demi

Venusi do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj. Bëni mirë që të pranoni ndryshimet, edhe pse mund të mos i dëshironi.

Binjakët

Do të jeni të mbushur me energji. Hëna do të jetë në shenjën tuaj, duke bërë që muaji të nisë në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të nisë për ju një verë e mbarë! Nga pikëpamja profesionale, do ju duhet që të hiqni dorë nga diçka.

Gaforrja

Do të ndiheni shumë të motivuar gjatë kësaj dite. Megjithatë përballë një projekti të ri, do të keni frikë se mos gaboni. Dashuria do të rikthehet protagoniste e të lindurve të kësaj shenje, bashkë me muajin e ri. Kështu që nëse ka pasur probleme apo keqkuptime, do të vijë momenti i rikuperimit. Ndërsa për ata që janë vetëm, nuk do të mungojnë mundësitë.

Luani

Do të keni mundësi që të dilni në pah dhe të vini në dukje gjërat për të cilat jeni të zotët. Yjet janë në anën tuaj, por nuk duhet të gaboni dhe të krijoni armiq. Shmangni humbjen e kohës me persona që nuk e meritojnë.

Virgjëresha

Do të ndiheni mjaft konfuz, edhe sepse në raportin në çift keni përjetuar shumë tensione. Ju shpesh prireni që t’iu organizoni jetën të tjerëve, sidomos partnerit/es, dhe kjo gjë mund ta acarojë së tepërmi. Sa i takon punës, situata nuk do të jetë shumë e favorshme.

Peshorja

Dita e parë e muajit do ju gjejë të dekurajuar. Në sferën profesionale do të keni ndjesinë e ecjes në zbrazëti, duke u ndjerë sikur rrugët nuk iu çojnë askund. Ky është një moment kalimtar, ndaj bëni durim. Duhet të tregoheni të kujdesshëm, në mënyrë që tensionet e punës të mos i reflektoni në dashuri.

Akrepi

Në punë, mund të hasni në probleme. Ndërkohë në raport me të tjerët, situata do të jetë më e përmirësuar.

Shigjetari

Kjo e mërkurë nuk do të jetë aspak ideale, ku mund të ndiheni disi të turbullt. Mos u dekurajoni, pasi gjërat do të përmirësohen në ditët në vijim. Në dashuri këshillohet që ti shprehni hapur ndjenjat. Lidhur me situatën ekonomike, planetet do ju vijnë në ndihmë.

Bricjapi

Ky muaj do të nisë i mbushur me dyshime, sa i takon raporteve me të tjerët. Nëse kohëve të fundit keni përjetuar një krizë në dashuri, gjatë këtyre ditëve mund të kthehen tensionet. Jeni të prirur që të mos harroni dhe as të kaloni traumat lidhur me sferën sentimentale. Nëse vini re se diçka nuk funksionon, nuk dini që të shtireni.

Ujori

Duhet të qartësoheni me veten, edhe për të kuptuar se çfarë dëshironi realisht. Edhe në sferën profesionale ka diçka që nuk ju lë të qetë. Mundohuni që ta kaloni sa më parë këtë periudhë dhe të mos reagoni të acaruar.

Peshqit

Mund të përballeni me pasojat e disa veprimeve tuaja. Shpesh ju ndodh që ta gjeni veten të përfshirë në situata negative. Nëse për ju një histori dashurie nuk është e mbushur me emocione të forta, mund të distancoheni dhe të përjetoni shumë ankth. Yjet ju ftojnë që të arsyetoni në mënyrë më të qetë, edhe sepse Venusi do ju ndihmojë që ti peshoni mirë gjërat.

të fundit

Horoskopi 24 Maj 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Do jeni shume te shqetësuar sot mbi një çështje delikate ne çift dhe nuk do i bëni gjerat me…

14 minutes ago

“Ferma VIP” nuk do zgjasë 100 ditë? Çfarë po ndodh me finalen

Edhe pse “Ferma VIP” ishte planifikuar të zgjaste plot 100 ditë, duket se produksioni ka ndryshuar planet për sezonin e…

26 minutes ago

Nominimi “kokë më kokë” me Blerinën nxorri jashtë ferme Henrin, shpërthen keq Albano Bogdo: Produksioni po fsheh videon

Mbrëmjen e djeshme, Henri u eliminua nga Ferma VIP pas një televotimi kokë më kokë me Blerinën. Eliminimi i tij…

42 minutes ago

“Fitorja jonë është e pashmangshme”/ Berisha-demokratëve: Me votën tuaj keni lënë pa gjumë organizatën kriminale dhe kreun e saj. Me votën tuaj keni tmerruar mafien e fjalës së lirë

Kreu i Partisë Demokratike ka shprehur një mesazh ndaj kreut të qeverisë duke thën se vota e demokratëve ka lënë…

1 hour ago

Pas fitores së Berishës me 96% të votave, në PD shpërthen festa me fishekzjarrë!

Pak minuta pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve në PD me një kandidat, ku fitues me 96% të votave pro…

2 hours ago

Zgjedhjet me një kandidat në PD, Berisha konfirmohet kreu i selisë blu: Mirënjohje edhe atyre që votuan kundër, jemi një familje!

Zgjedhjet me një kandidat në PD kanë përfunduar zyrtarisht, teksa Sali Berisha rikonfirmohet kreu i selisë blu. Nga 38 902…

2 hours ago