Categories: Uncategorized

HOROSKOPI/ Bëni një ndryshim në jetën tuaj sentimentale, jeni vetë përgjegjës për jetën tuaj

Dashi-Askush nuk po ju pengon në rrugën tuaj. Ju jeni vetë përgjegjës për jetën tuaj dhe është koha që të kuptoni se keni më shumë pushtet sesa keni menduar ndonjëherë. Bëni një ndryshim në jetën tuaj sentimentale.

Demi-Dikush në familjen tuaj ka kaluar kohët e fundit një ndryshim jete që ju ka bërë ta shikoni jetën në mënyra të ndryshme. Përqafojeni përvojën e re dhe përpiquni të mos kapeni shumë pas emocioneve. Organizoni ndonjë udhëtim interesant me të afërmit.

Të lidhura

None found

Binjakët-Nuk ka nevojë të shqetësoheni për një orar të mbingarkuar. Çelësi është planifikimi i mirë! Kalojeni mëngjesin duke organizuar pjesën tjetër të ditës dhe shpejt do të shihni disa mënyra të thjeshta për të krijuar më shumë kohë të lirë pasdite.

Gaforrja-Vetëm për shkak se ka një mur para jush nuk do të thotë se udhëtimi yt ka mbaruar! Qëndroni me objektivat tuaja dhe mos u dorëzoni në shenjën e parë të telasheve. Çfarëdo pengese që hasni do të jetë argëtuese, edukative dhe e lehtë për t’u kapërcyer.

Luani-Nëse dikush dëshiron të nisë një fillim të ri sot, mund të jetë një lëvizje mjaft e mirë.

Ndodheni në një moment pozitiv për fillimet e reja. Ju po i shikoni gjërat ndryshe, dhe është koha e përkryer për projekt të ri, një raport të ri dashuror etj.

Virgjëresha-F,okusi në jetën tuaj duhet të vazhdojë të jetë në marrëdhënien sentimentale. Në mënyrë të veçantë, kjo është një ditë e mrekullueshme për një pajtim dhe për t’u kthyer në një kohë më të mirë me dikë.

Peshorja-Ndoshta ka ardhur momenti për të nisur një raport dashuror që do të sillte më shumë oksigjen brenda jush. Largohuni nga raportet toksike si në dashuri ashtu edhe në jetën profesionale. Do të ndiheni më mirë.

Akrepi-Roli juaj brenda grupit po bëhet gjithnjë e më i madh dhe më i rëndësishëm. Kjo mund t’ju bëjë të mendoni se jeni përgjegjës për lumturinë e njerëzve të tjerë, por duhet të përpiqeni t’i rezistoni kësaj. Mundohuni të frymëzoni njerëz të tjerë, por jo të ndiheni edhe përgjegjës.

Shigjetari-Kërkesa juaj për të mbrojtur dikë do të bëhet më e fuqishme, por jini të kujdesshëm në lidhje me mënyrën se si i qaseni situatës, dhe përpiquni të mos lejoni ndjenjat që t’ju kontrollojnë. Respektoni argumentet e njerëzve të tjerë dhe merrni parasysh sjelljen e individëve.

Bricjapi-Vendosni më shumë rend në jetën tuaj sentimentale. Nëse nuk tregoni angazhimin e duhur, mund të përfshiheni në një keqkuptim të madh. Edhe në punë kërkohet më shumë disiplinë nga ju.

Ujori-Nëse jeni fokusuar në një marrëdhënie, një projekt shkollor apo një afat pune, sot nuk është dita për t’i shtyrë punët deri në çastet e fundit. Mund të vendosni në rrezik kredibilitetin ndaj tregoni më shumë kujdes.

Peshqit-Pranojeni humbjen kur është e përshtatshme, dhe mos u pendoni për një rezultat të keq. Ju mund ta ktheni një ditë frustrimi dhe sikleti në një ditë të ndriçimit dhe të mësuarit, por vetëm nëse hiqni dorë nga krenaria e kotë.

të fundit

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare ish-ambasadori, Bashkim Zeneli

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati, ish-deputeti dhe publicisti Bashkim Zeneli. Ai ka ndërruar jetë në një spital…

1 minute ago

Generali Stadium: vlera dhe kushtet e marrëveshjes për emrin e impiantit të ri të Milanit dhe Interit

Milani dhe Interi kanë rënë dakord për një marrëveshje për të drejtat e emrit me kompaninë e sigurimeve Generali për…

3 minutes ago

Tensioni dhe kaosi në Kuvend, përjashtohet me 10 ditë Sali Berisha! 5 deputetë të tjerë me dy muaj

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, kreun e PD, Sali Berisha një ditë pas…

11 minutes ago

Mickoski: More arrests expected over corruption and cigarette smuggling

Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë një paraqitjeje në emisionin “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5 paralajmëroi arrestime të tjera të ish-funksionarëve…

13 minutes ago

Supreme Court annuls provision allowing driver’s licenses to be held for more than 8 days

Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur të paligjshëm dhe e ka shfuqizuar paragrafin 3 të nenit 17 të udhëzimit…

13 minutes ago

Erion Veliaj’s transfer to Fier prison: Minister Toni Gogu officially responds to Bledi Çuçi and Fatmir Xhafaj

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u ka dërguar përgjigje zyrtare Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafajt për transferimin e kryebashkiakut të…

14 minutes ago