Categories: Uncategorized

Hapje 100 përqind të listave, PS refuzon propozimin e opozitës

Partia Socialiste ka refuzuar propozimin e opozitës për hapjen e listave 100% pa ndryshime të tjera në formulën e koalicioneve dhe shpërndarjes së mandateve. Përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri mësohet të ketë kërkuar mbylljen e mbledhjes disa herë, duke i qëndruar ndryshimeve të njëanshme të hartuara dhe paraqitura nga PS.

Përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë vënë theksin tek nevoja për të gjetur konsensus dhe se propozimi i Opozitës jep zgjidhje konkrete për hapjen 100 % të listave dhe duhet të shqyrtohet nga Këshilli.

Të lidhura

None found

Opozita ka paralajmëruar se me ecjen në mënyrë të njëanshme për ndryshimin e Kushtetutës, PS po shkatërron marrëveshjen e 5 Qershorit dhe 14 Janarit, duke hedhur në erë konsensusin e arritur, që është kyc për hapjen e negociatave.

Mbledhja e ditës së sotme u propozua nga opozita jashtëparlamentare, e cila është e fundit para 30 Korrikut dhe pritej që të arrihej dakordësi mes palëve për ndryshimet kushtetuese

të fundit

Marshimi i protestuesve nis nëpër Tiranë, nuk reshtin thirrjet “Më 28, Rama e di vetë

Pas protestës që nisi në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Pjesëmarrësit…

2 minutes ago

Flick: Real Madridi nuk më shqetëson, duam të ruajmë pozicionin në krye

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka këmbëngulur se fokusi i tij është tërësisht te skuadra e tij dhe jo te…

3 minutes ago

Mickoski: Ekonomia e Maqedonisë së Veriut renditet ndër më të suksesshmet në Evropë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar opozitën se që nga viti 2024 dëshiron që shteti të përballet me falimentim dhe kriza,…

5 minutes ago

Ali Ahmeti: Bashkëjetesa e qëndrueshme mes maqedonasve dhe shqiptarëve është kushti për mbijetesën e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Maqedonia e Veriut mund të funksionojë dhe të mbijetojë vetëm përmes bashkëjetesës së…

6 minutes ago

Qazim Laçi jep asistin e parë sezonal, Rizespor thellon avantazhin ndaj Amedspor të Hasit

Asisti i Qazim Laçit për Ali Sowe Është duke u zhvilluar momentalisht sfida mes Amedspor dhe Rizespor, e vlefshme për…

10 minutes ago

Tahiraj accuses PDK of hypocrisy over Special Court: you are playing power games

Veprimtari Saim Tahiraj ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës lidhur me qëndrimet e saj për Gjykatën Speciale, duke e akuzuar…

21 minutes ago