“Ju as nuk sillni kundërpropozime dhe as nuk shqyrtoni propozimet tona. Ju po vrisni konsensusin dhe po hidhni në erë marrëveshjen e 5 Qershorit dhe 14 Janarit…”
Detaje nga debati me dyer të mbyllura në Këshillin Politik. Petrit Vasili dhe Damian Gjiknuri janë përfshirë ne debate, pas refuzimit që PS i ka bërë ofertës që ka paraqitur Opozita sot në mbledhjen.
None found
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Patrit Vasili duke ju drejtuar Daimian Gjiknurit i ka kërkuar këtij të fundit të japë arsyet se përse refuzon propozimin e Opozitës.
“5 orë në mbledhjen dhe nuk keni dhënë asnjë argument se përse refuzoni propozimin tonë për hapjen 100 % të listave.
Nuk keni asnjë arsye të refuzoni propozimin e kompromisit që kemi propozuar. Nëse keni si qëllim hapjen e listave, propozimin e keni mbi tryezë. Pse nuk e pranoni?” – mësohet të jetë shprehur Vasili.
Në debat ka ndërhyrë edhe Oerd Bylykbashi, i cili ka konfirmuar se “Opozita është për konsensus. Ka paraqitur propozime me shkrim gjatë gjithë këtyre ditëve në Këshillin Politik.
Ju as nuk sillni kundërpropozime dhe as nuk shqyrtoni propozimet tona. Ju po vrisni konsensusin dhe po hidhni në erë marrëveshjen e 5 Qershorit dhe 14 Janarit. Si mund të hidhni në erë marrëveshjet që keni firmosur?”. qene komisionere në zgjedhjet e 2017.
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…