Categories: sport

Laporta mbështet Tebasin përballë kërkesës së Real Madridit për dorëheqje

Joan Laporta ka dalë në krah të Javier Tebasit, pasi Real Madridi kërkoi që presidenti i La Ligës të largohet nga posti. Kreu i Barcelonës vlerësoi përvojën dhe gjykimin e Tebasit për t’iu përgjigjur sulmeve ndaj institucioneve të futbollit spanjoll.

Të lidhura

None found

Tebas kishte vënë në krahasim përpjekjet e Real Madridit për të vënë në dyshim gjyqtarët e kampionatit dhe për ta lidhur Barcelonën me skandalin “Negreira” me propagandën e Gjermanisë naziste.

“Duhet të them se jemi me fat që Javier Tebas drejton La Ligën. Ai ka përvojën e duhur për t’u marrë me çështje të tilla dhe gjykimin e shëndoshë për t’iu përgjigjur sulmeve që Real Madridi po i drejton La Ligës”, u shpreh Laporta.

Presidenti i Barcelonës tha se, sipas tij, Real Madridi synon të rrënojë institucionet e futbollit spanjoll. “Duket sikur duan të shkatërrojnë gjithçka: La Ligën dhe Komitetin Teknik të Gjyqtarëve. As Federata nuk u pëlqen; nuk janë të kënaqur me asgjë”, deklaroi ai.

Laporta theksoi gjithashtu se Tebasi e njeh situatën dhe ka përvojë të gjatë për t’u përballur me të. “Është pozitive që presidenti i La Ligës e kupton çfarë po ndodh dhe ka kaluar tashmë nëpër një mijë beteja”, tha ai.

“Ai di si t’u bëjë ballë këtyre sulmeve, të cilat nuk i përshtaten një klubi pjesë e La Ligës. Ky klub mban vazhdimisht një qëndrim sulmues ndaj gjithçkaje që bëhet”, përfundoi Laporta.

të fundit

Atletico Madridi shqyrton pesë alternativa në rast të largimit të Julian Alvarezit

Atletico Madridi ka nisur të shqyrtojë alternativat për një zëvendësues të mundshëm të Julian Alvarezit, në rast se sulmuesi argjentinas…

8 minutes ago

Samsung synon të prezantojë robotin e parë humanoid në janar 2027

Samsung Electronics po përgatitet të hyjë në garën globale të robotëve humanoidë, duke planifikuar prezantimin publik të prototipit të saj…

8 minutes ago

Protesta kombëtare kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ditën e sotme, qytetarët janë mbledhur edhe në një protestë kombëtare kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.…

12 minutes ago

Rrugët e Maqedonisë»: Hiqen ndalesat për automjetet e rënda

Ndërmarrja publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve nacionale dhe rajonale ka punuar në mënyrë aktive për të ruajtur sigurinë…

13 minutes ago

Kosova luan sot ndaj Maltës miqësoren e parë të grumbullimit

Përfaqësuesja e Kosovës në futbollin e femrave zhvillon sot ndeshjen e parë miqësore në kuadër të grumbullimit të nëntorit, ku…

14 minutes ago

U godit nga uji me presion gjatë protestës, bashkëshortja thirrje për drejtësi: Brikeni po lufton me jetën në Spitalin e Traumës

Përmes një mesazhi prekës, Marjonela Krosi, bashkëshortja e 34-vjeçarit Briken Tuci, i cili u godit dje me ujë nga autoboti…

16 minutes ago