Policia ka arrestuar paraditen e sotme një 30 vjeçar i cili ka tentuar të vrasë me thikë një 34 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Spolatë, Divjakë, ku shtetasi E. T., 30 vjeç, banues në Gradishtë, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë duke e goditur me thikë shtetasin A.K., 34 vjeç, banues në Gradishtë.
Policia ka arrestuar E.T., i cili ishte larguar nga vendngjarja dhe ishte fshehur në një kanal.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika me të cilin autori kreu veprën penale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.