Categories: Uncategorized

Si gjykata e liroi Sulejmanin e bandës së Durrësit: Ishte i vogël kur kreu vrasjen (FOTO LAJM)

Endrit Dokle dhe Lulzim Berisha nuk janë të vetmit ish-anëtarë të Bandës së Durrësit që janë liruar nga burgu sëfundmi.

Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit ka liruar më datë 22 tetor të vitit të shkuar Sardian Sulejmanin, i cili është dënuar me 25 vite burg në korrik të vitit 2014 me akuzën “Vrasje e mbetur në tentativë” të përsëritur dy herë.

Të lidhura

None found

Fillimisht ai tentoi të vriste Lulzim Berishën në gushtr 2005 dhe më pas Avni Gashin në tetor të këtij viti.

ARSYETIMI PSE GJYKATA E LIROI:

Gjykata ka arritur në konkluzionin se riintegrimi i të dënuarit Sardian Sulejmani në shoqëri, është i mundshëm për arsyet e mëposhtme:

1-Gjatë 1-2 viteve të fundit që ka vuajtur dënimin në IEVP ka shfaqur sjellje korrekte me bashkëvuajtësit si dhe me punonjësit, duke respektuar rregulloren dhe ligjet në fuqi, duke treguar kështu që është arritur qëllimi për edukimin e tij.

2-Nga vërtetimi i gjëndjes gjyqësore figuron se i dënuari Sardian Sulejmani nuk ka qenë më parë i dënuar.

3-I dënuari nuk rezulton të ketë probleme me përdorimin e alkoolit, apo të lëndëve narkotike, faktor i cili ndikon ne proçesin e riintegrimit të të dënuarit në shoqëri dhe shërben si faktor parandalues në kryerjen e sjelljeve devijante në shoqëri.

4-I dënuari ka paraqitur një premtim për lidhje kontrate pune dhe shprehet se është i motivuar për të punuar dhe për të siguruar të ardhura për familjen.

5-Gjendja shëndetsore e të atit të të dënuarit nuk është e mirë, pasi ka probleme me zemrën, për të cilën ka qënë disa herë i shtruar në spital dhe merr mjekim. Gjithashtu edhe gjendja emocionale e tij është shumë e rënde për shkak të vdekjes së djalit të madh në vitin 1999 dhe bashkëshortes se tij ne vitin 2016, duke ndikuar edhe në gjendjen e tij shëndetsore në tëresi dhe ka nevoje per përkujdesje të vazhdueshme si dhe mbeshtetje emocionale nga djali i tij, pasi është e vetmja familje që i ka mbetur.

6-Ne kohën e kryerjes se veprës penale i dënuari ka qënë ne një moshë shumë te re për te kuptuar si duhet pasojat e veprimeve te tij, e shoqeruar kjo edhe nga ndikimi negativ i personave të tjerë si dhe nga humbja e vëllait ne kohen kur i dënuari ishte ende i mitur.

7-Gjatë intervistave me punonjësin e Shërbimit të Provës i dënuari Sardian Sulejmani shprehet thellësisht i penduar për veprën penale që ka konsumuar, është i ndërgjegjësuar për veprën dhe dënon veprimin e tij, ç’ka tregon se ky i dënuar është rehabilituar dhe është i gatshëm për t’u riintegruar në shoqëri.

8-Familja e te denuarit ka kushte te mira banimi, pra ne momentin qe mund te lirohet me kusht, ate e pret nje ambient i pershtatshem per te jetuar, gje e cila ndikon pozitivisht tek ai.

9-I dënuari është tip i qetë dhe i qëndrueshëm emocionalisht.

10-Lidhur me konsultimin e dokumentave dhe materialeve të dosjes së të dënuarit si dhe nga intervista me të, rezulton se i dënuari ka mbështetjen e plotë të familjes dhe të shoqërisë. Fakt i cili ndikon pozitivisht tek riintegrimi i të dënuarit në shoqëri.

të fundit

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

2 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

2 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

2 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

2 hours ago

Mickoski: Paga mesatare do të arrijë në 1 mijë euro deri në përfundim të mandatit

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

2 hours ago

Kartoni i kuq i Viniciusit shqetëson Mourinhon para El Clasicos

Real Madridi e mposhti Villarrealin, por ndeshja u karakterizua nga shumë më tepër sesa vetëm tri pikët e fituara. Përjashtimi…

2 hours ago