Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” për Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe Ardjano Hajdarin të cilë gjatë një konflikti me mjete të forta i shkaktuan vdekjen mikut të tyre Florian Lamçe.
Seanca gjyqësore u mbajt pa prezencën e medias, ndërsa në pretencën e tij prokurori Kreshnik Ajazi e asistuar nga Ermira Tafani kërkoi arrest me burg për dy të pandehurit.
None found
Ndonëse pala mbrojtëse e përfaqësuar nga avokati Sokol Hazizaj, solli argumenta se Sanxhaktari dhe Hajdari kanë qenë nën efektin e alkoolit kur janë konfliktuar me mikun e tyre dhe nuk e mbajnë mend sesi ka nisur, kjo nuk ka mjaftuar për ta bindur peshoren e gjykatëses Pajtime Fetahu të vendosë në favor të tyre, duke i cilësuar elemente të rrezikshëm për shoqërine.
Edhe në seancën e sotme Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari njëlloj deklaruan se ishin të shokuar nga ajo çfarë ka ndodhur, madje nuk besojnë se kanë vrarë Florian Lamçen, pasi gjatë gjithë pasdites dhe mbrëmjes kanë pirë së bashku në disa lokale në qytet.
Në testin e kryer dy të pandehurit kanë rezultuar nën efektin e alkoolit. Ndërkohë nga goditja me sende të forta gjatë sherrit, tashmë është e konfirmuar se vdekjen Florian Lamçes ja ka sjellë një goditje në kokë nga një këmbë karrigeje që i ka sjellë çarje të kafkës si dhe një çarje e aortës në parakrahun e majtë.
Mësohet se në momentin kur janë dërguar nga spitali për në komisariat, Sanxhaktari dhe Hajdari kanë qenë të pavetëdijshëm, cka ka shtyre grupin hetimor të ngre dyshime se kanë konsumuar edhe drogë.
Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, me lidhje në disa vende të Evropës dhe me qendër të rëndësishme aktiviteti…
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në dhjetor do të ketë takim mes liderëve të koalicionit qeverisës, përcjell TV21. “Ne diskutuam…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit…
Çdo kallëzim penal që do të dorëzohet në Prokurorinë Publike do të shqyrtohet, pavarësisht se nga kush vjen, deklaroi Prokurori…
ZNAM është pjesë përbërëse e Qeverisë dhe shumicës në Kuvend dhe do të mbetet e tillë derisa nuk shkelen parimet…
Pas takimit të zhvilluar mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, janë përcaktuar emrat…