Categories: Uncategorized

Nuk ka marrëveshje! Gjiknuri: PD kërkon të kthehet KQZ-ja aktuale!

Pas mbledhjes së Këshillit Politik, bashkëkryetari socialist për reformën zgjedhore Damian Gjiknuri, tha në një prononcim për mediat se nuk u ra dakord për diçka specifike. Kjo sipas tij, për faktin se Partia Demokratike kërkon të kthehet KQZ-ja aktuale.

Damian Gjiknuri:

Të lidhura

None found

Nuk është se ramë dakord për ndonjë gjë sepse Partia Demokratike fatkeqësisht iu kthye skemës politike të KQZ-së.

Kjo të bën të mendosh ajo çka kishin propozuar ekspertët dhe që ka qenë dhe pjesë e diskutimeve dhe me aktorët ndërkombëtare që ndihmuan në këtë proces, ka qenë që të krijojmë një trup KQZ-je të qëndrueshme përtej mandati të një kuvendi, dhe natyrshëm duke reflektuar edhe interesat e opozitës duke krijuar një trup të balancuar por në fund të fundit më profesionale dhe me mandate më të gjata se çjanë sot.

Por siç duket, PD-ja me çkuptoj ka kërkuar një marrëveshje zgjedhore, marrëveshje për të marrë disa garanci që lidhen me leximin e dokumentit të identifikimit, ajo që quan identifikimi elektronik i zgjedhësit.

Damian Gjiknuri:

Mbase mund të ishte më e ndershme, le ta mbajmë KQZ-në siç është. Po qe se duhet ta bëjmë përsëri me mandate politike, është më normale që të dilnin dhe të thonë jemi të kënaqur edhe me KQZ-në aktuale ashtu siç janë të kënaqur me organet e tjera. Këtu ishte një devijim i paparashikueshëm i bisedës, unë shpresoj që ata duhet të reflektojnë.

Ata nuk mund të zhbëjnë parlamentin, as komisionrët të zgjidhen në mënyrë parlamentare. Ne jemi akoma për gjetjen e kompromisit brenda parimeve që kemi negociuar, për të krijuar një organ KQZ-je të qëndrueshëm dhe të pavarur, por mbi të gjitha me kapacitet që ata të implementojnë skemën që kemi rënë dakord, depolitizimin.

Ata kërkojnë përsëri mandate 4 vjeçare të komisionerit dhe nënkomisionerit, duan të kthehen të KQZ-ja aktuale. Mazhoranca ka qenë komode edhe me këtë kod aktual. Le t’i rrimë dhe kësaj skeme dhe mos të bëjmë më debat më tutje./oranews

të fundit

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

7 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

8 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

8 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

8 hours ago