Categories: Uncategorized

Gazetari vë në pikëpyetje mësimin online: Mos ua rëndoni stresin fëmijëve

Mentor Kikia

A është produktive të mësosh matematikë në WhatsAapp?
(Ose mbingarkesa e panevojshme për fëmijët në karantinë)

Të lidhura

None found

Dje publikuam një lajm nga Itali, ishte një apel i psikologëve, për shkollën dhe prindërit: Mos i ngarkoni fëmijët më shumë nga sa mund të mbëjnë në këto kushte. Kompjuteri e telefoni nuk e zëvendësojnë dot klasën e shkollës e as prindërit nuk i zëvendësojnë dot mësuesit. Ndërsa në një emision televiziv, pak ditë më parë, dëgjova një mësuese shqiptare që kishte mbetur në Kinë, e që tregonte se atje, me nxënësit thjeshtë përsëriteshin mësime të shkuara për ti mbajtur të karikuar me shkollën.
Kam biseduar me shumë mësues dhe prindër që kanë fëmijë në shkollë. Ajo që më thonë është një “dramë” e vërtetë!

Nxënësve çdo ditë u “shpjegohet” sipas planit mësimor, mësimi i ri në telefon. Nxënësit duhet të bëjnë detyrat, dhe ua dërgojnë mësuesve po në telefon. Mësuesit i korigjojnë dhe ua kthejnë përgjigjet sërish në telefon. Kjo ndodh edhe me gjeografinë, edhe me matematikën, edhe me letërsinë…

Mësuesit dhe nxënësit janë në “WhatsApp group”. Mësuesi e zgjidh një ekuacion, e bën foto dhe e hedh në grup. Grupi gumëzhin, nga mëngjesi deri në mesnatë. Secili pyet kur i del gjumi, secili përgjigjet kur ia ka ënda. Dhjetra mesazhe, dhjetra detyra, foto, skica, vidoe. Pastaj në darkë, mësuesja duhet të dorëzojë tek “drejtori digital”, e drejtori në “inspektoriatin digital” e inspektoriati në “ministrinë digitale”, edhe listën me emrat e nxënësve që kanë marrë pjesë në mësim, numrat e tyre të telefonit, adresat e email-it, emrat e prindërve dhe numrat e tyre të telefonit, mundësisht edhe opinionin e prindërve për njohuritë që ka marrë fëmija.

Fëmijët që përpiqen të ndjekin mësuesen, prindër që përpiqen të bëjnë mësuesin, aq sa munden, për të ndihmuar fëmijët në këtë strapacim karantinoro-shkollor.

Dhe në fund, mësuesja, që ka edhe fëmijët e saj në shtëpi, lutet që ta zërë korona, pasi në spital do të jetë shumë më e lumtur.
Nuk e di se çfarë bëjnë në vendet e tjera. Por nga sa jam informuar, produktiviteti i këtyre metodave është shumë i vogël. Drejtoritë e arsimit, më shumë janë të interesuara për të plotësuar dokumenta e letra pa fund, që të jenë në rregull me raportimet.

Nuk jam ekspert i arsimit, por a mundet që metodologjia e mësimit në kushte të tilla të ishte pak më e thjeshtë, dhe jo kaq shumë burokratike? A mund të ishte më pak e lodhshme për nxënësit dhe vetë mësuesit?

Tek e fundit, le të hidhen përpjetë mësuesit, matematika, kimia e fizika nuk mesohen me WhatsAapp.

Mos ua rëndoni më shumë stresin fëmijëve në këto ditë, që do të mbeten përjetësisht në kujtesën e tyre.

të fundit

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

1 hour ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

1 hour ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

1 hour ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

1 hour ago

Mickoski: Paga mesatare do të arrijë në 1 mijë euro deri në përfundim të mandatit

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

1 hour ago

Kartoni i kuq i Viniciusit shqetëson Mourinhon para El Clasicos

Real Madridi e mposhti Villarrealin, por ndeshja u karakterizua nga shumë më tepër sesa vetëm tri pikët e fituara. Përjashtimi…

1 hour ago