Categories: Uncategorized

Flet për herë të parë babai shqiptar që krushku i vrau djalin: Nuk ia dëshiroj as armikut

Alil Musai e ka të vështirë të përshkruaj vrasjen e të birit dhe nuses së tij në fund të vitit të lamë pas nga krushku. Ai thotë se gjithmonë kishte dashur të kishte një vajzë në jetë dhe Lindita, tashmë e ndjerë, i kishte përmbushur ëndrrën.

Gjatë një interviste, Alil Musai thotë se nusja e djalit nuk kishte marrëdhënie të mira me babain e saj, me të cilin nuk kishte kontaktuar prej 7 vitesh. Osman Shaptafaj, 55 vjeç qëlloi për vdekje me armë vajzën dhe dhëndrin dhe më pas qëlloi veten, duke mbetur i plagosur rëndë.

Të lidhura

None found

Dëshmia e plotë e Alil Musait: Për ata të dy mund të flas tërë jetën dhe nuk mund të përshkruaj dashurinë dhe sjelljen me njëri-tjetrin.

Dua të them se jam babai i tre djemve, por tani kam vetëm dy. Ëndërroja të kisha një vajzë. Kur Lindita e ndjeva ngrohtësinë dhe thashë o Zot më hyri një engjëll në shtëpi. Në familjen tonë kurdoherë ka pasur shaka, qeshje.

Babain e Linditës, gjatë 38 vjetëve që jam në Australi e kam takuar dy herë dhe nuk ia kam zgjatur kurrë dorën. Prindërit e Linditës nuk kanë pasur marrëdhënie të mira dhe prej 8 vitesh kanë qenë të ndarë. Lindita nuk ka pasur kontakte me babain për 7 vitet e fundit.

Përkundrazi e pyesja Linditën dhe i thosha se çfarë ka pasur nëna dhe babai mes vete është tjetër gjë.Vajza më kapi në mjekër dhe më tha shiko në sy: Më tha çfarë të thonë sytë e mi? Bukuritë e botës thonë i thashë.

Këta sy tregojnë se personi që më ka dhuruar dashuri je ti dhe do të mbetesh babai im i përjetshëm.Nuk e ka pasur mungesën asnjë për qind se shumë i ka maltratuar (dhunuar) ky njeri. Atë që më kanë parë sytë mua nuk ia dëshiroj as armikut më të madh.

Unë dhe nusja e djalit të madh kemi parë tragjedinë. Ata të dy janë engjëj.Me nënën e Linditës kemi qenë si familje. Arbeni ka qenë si djalë im i katër në këtë familje.

Ju premtova atyre se miqësia jonë do të bëhet edhe më e fortë. Dy ditë përpara se të festonin 1 vjetorin, Vetoni me Linditën ishin tek halla dhe qëndruan 5-6 orë. Me ata jam çdo ditë. Kemi hyrë dhe kemi dalë. /tch

të fundit

Policia e Kosovës nuk do të lejojë fushatat zgjedhore serbe në territorin e Kosovës

Fushatat parazgjedhore për zgjedhjet në Serbi nuk do të lejohen të zhvillohen në Kosovë. Kështu konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës…

10 seconds ago

Veldin Hoxha synon Ligën A me Kosovën: Për vendin tënd nuk ka më të madhe se të luash

Mesfushori Veldin Hoxha thotë se të gjithë po punojnë shumë për ta përfaqësuar Kosovën sa më mirë në nivelin ndërkombëtar,…

8 minutes ago

Rivalët e Ligës Premier po shqyrtojnë veprime ligjore kundër Manchester Cityt

Klubet rivale të Manchester City po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve të ashpra ligjore, pasi klubi anglez u shpall…

12 minutes ago

Albin Kurti pret Xhevdet Muriqin: FC Prishtina ishte futboll dhe krenari

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka mirëpritur legjendën e Prishtinës, Xhevdet Muriqin.Kurti ka kujtuar kohën kur e përcillte nga…

13 minutes ago

Nxënësit e “Eqrem Çabejt” informohen mbi përdorimin racional të energjisë

Nxënësit e Gjimnazit “Eqrem Çabej” në Prishtinë janë bërë pjesë e aktivitetit , që u zhvillua në kuadër të projektit…

18 minutes ago

Muçunski: North Macedonia’s integration into the EU should be assessed on merit, not history

Dëshira më e madhe e Maqedonisë është që rruga e saj drejt Bashkimit Evropian dhe anëtarësimit të plotë të bazohet…

18 minutes ago