Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ish-futbollistin dhe legjendën e FC Prishtinës, Xhevdet Muriqi.
None found
Kurti bëri të ditur se me Muriqin rikujtoi periudhën e artë të klubit nga vitet ’80, kur ndeshjet e tij ndiqeshin me emocione në stadium, përmes radios apo në televizor.
“Dje prita në zyrë Xhevdet Muriqin, futbollistin e brezit të artë të Prishtinës së viteve të 80-ta. Pas 28 vjet jetë e punë në Kroaci dhe 12 të tjera në Gjermani, Xhevdet Muriqi është rikthyer vjet për të jetuar në Kosovë. Biseda jonë e përzemërt na ktheu te ndeshjet dhe emocionet e asaj kohe. Te stadiumi i mbushur përplot, te publiku që jetonte me lojën dhe te golat që ende i kujtojmë”, shkroi Kurti.
Sipas tij, gjatë bisedës u përmendën edhe vëllai i Xhevdetit, Fadil Muriqi, i cili jeton në Australi, si dhe emra të njohur të futbollit kosovar, mes tyre Fadil Vokrri, Kujtim Shala dhe trajneri Qiro Bllazheviq.
“FC Prishtina na mblidhte në stadium, por edhe pranë radios e televizorit. Fitoret dhe sukseset e klubit, por edhe ngecjet e humbjet, i ndienim e përjetonim si tonat. Ishte futboll, ishte edhe krenari”, vijoi kryeministri.
Kurti dhe Muriqi folën gjithashtu për zhvillimet aktuale në futboll, paraqitjet e fundit të Kosovës, përparimin e përfaqësueses dhe ndeshjet e ardhshme të planifikuara për gjatë nëntorit.
Nxënësit e Gjimnazit “Eqrem Çabej” në Prishtinë janë bërë pjesë e aktivitetit , që u zhvillua në kuadër të projektit…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës Glauk Konjufca ka kërkuar përfshirjen e plotë të Kosovës në Korridorin 8. Ai…
Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke vlerësuar se ligji…
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se qeveria e saj është e gatshme të ndërhyjë sërish për të ulur taksat mbi…
Komisioni Europian synon të nxisë procesin e zgjerimit me një impuls të ri, në kohën kur disa vende kandidate presin…
Rusia i mohon raportimet se ka një rast të dytë të dyshuar të murtajës pulmonare në Siberi. [...] Read More...…