Gjimnazistët e “Eqrem Çabejt” në Prishtinë morën pjesë në një aktivitet të organizuar në kuadër të projektit “Energjia në Duart Tona”. Nisma synon t’i njohë të rinjtë me rëndësinë e kursimit të energjisë dhe pasojat që shpenzimi i panevojshëm i saj sjell për familjet dhe mjedisin.
None found
Gjatë aktivitetit u diskutua për përdorimin e kujdesshëm të energjisë elektrike, si dhe për mënyrat që mund ta kthejnë kursimin e saj në një shprehi të përditshme.
Nxënësit u njohën me hapa konkretë që mund t’i zbatojnë në jetën e tyre të përditshme. Ata thanë se disa nga këshillat e marra gjatë ligjëratës ishin të reja për ta.
Mimoza Gaçuri, nxënëse e klasës së 12-të, deklaroi për Kosovapress se ligjërata i kishte ofruar njohuri shtesë për një çështje që lidhet, sipas saj, me të ardhmen dhe përgjegjësitë që do të kenë në familjet e tyre.
Gaçuri: Ligjërata na zgjeroi njohuritë për përdorimin e energjisë
“Ligjërata qe shumë e mirë. I kemi pasur disa informacione, po këta na dhanë edhe më shumë informacione. Na mësuan për të ardhmen tonë, të cilën kemi me u bë si bazë e familjes. Na treguan që mos me shpenzuar shumë energji për shkak që do të na bëjë dëm në xhepin tonë edhe në shtetin tonë”, tha Gaçuri.
Ajo veçoi gjithashtu nevojën që informacionet e marra gjatë aktivitetit t’u përcillen edhe njerëzve të tjerë.
Gaçuri: Mësova të jem më e kujdesshme dhe t’ua përcjell njohuritë të tjerëve
“Gjatë ligjëratës më shumë më la përshtypje edhe që mësova qe tema për… për këtë bazën e familjes, për shkak që na mësoi edhe na tregoi që në të ardhmen me qenë pak më të kujdesshëm edhe me përcjellë këtë ligjëratë edhe tek të tjerët. Pra, me i lajmëruar ose me ju treguar më shumë për rreth energjisë elektrike”, u shpreh ajo.
Blend Behluli, nxënës i klasës së 12-të, nënvizoi se kursimi i energjisë ka ndikim jo vetëm në uljen e shpenzimeve familjare, por edhe në ruajtjen e mjedisit.
Behluli: Kursimi i energjisë kontribuon në mbrojtjen e mjedisit
“Sot në ligjëratën e sotme mësuam se kur kursejmë energji, nuk ruajmë vetëm para, po i ndihmojmë edhe për mbrojtjen e ajrit, mjedisit dhe të ardhmes sonë për shembull. Sa më pak energji të harxhojmë pa nevojë, aq më shumë kujdesemi për planetin ku jetojmë ne”, tha Behluli.
Për Alea Veliun, nxënëse e klasës 10/2, aktiviteti shërbeu për të rritur ndërgjegjësimin e të rinjve mbi mënyrën e përdorimit të energjisë.
Veliu: Aktiviteti ndihmoi në ndërgjegjësimin e të rinjve
“Ligjërata ka qenë shumë e rëndësishme për vetëdijesimin tonë se si me kursyer energjinë elektrike, qysh me i përdorur ato në mënyrë efikase”, tha Veliu.
Orgesa Gubetini, nxënëse e klasës 11/1 në programin gjerman, theksoi se edhe ndryshimet e vogla në sjelljen e përditshme mund të japin kontribut në kursimin e energjisë.
Gubetini: Çdo veprim i vogël i përditshëm mund të ndihmojë në kursim
“Ligjërata për ne nxënësve qe shumë edukative, që na ndihmon që çdo arsyetim i vogël ose çdo punë e vogël e jona që e bëjmë në shtëpinë tonë, çdo veprim, mundet me na ndihmuar në kursimin e energjisë elektrike për shtetin tonë, për popullin, me na ndihmuar në çdo aspekt”, tha Gubetini.
Projekti “Energjia në duart tona” zbatohet nga Qendra për Inovacione dhe Zhvillim, në partneritet me Agjencinë e Lajmeve KosovaPress dhe Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Synimi i projektit është që të rinjtë dhe, përmes tyre, edhe komuniteti i gjerë të kenë më shumë ndërgjegjësim dhe njohuri praktike për kursimin, përdorimin efikas dhe menaxhimin e përgjegjshëm të energjisë elektrike.
Një pjesë e veçantë e kësaj nisme u kushtohet nxënësve të klasave të dhjeta, njëmbëdhjeta dhe dymbëdhjeta në gjimnaze dhe shkolla të mesme. Përmes njohurive të fituara synohet krijimi i zakoneve të qëndrueshme për përdorimin racional të energjisë.
Barcelona dhe Real Madridi janë aktualisht në pozicionin më të favorshëm për të transferuar talentin 16-vjeçar të Manchester United, JJ…
Rusia i mohon raportimet se ka një rast të dytë të dyshuar të murtajës pulmonare në Siberi. [...]Read More...
Fushatat parazgjedhore për zgjedhjet në Serbi nuk do të lejohen të zhvillohen në Kosovë. Kështu konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës…
Mesfushori Veldin Hoxha thotë se të gjithë po punojnë shumë për ta përfaqësuar Kosovën sa më mirë në nivelin ndërkombëtar,…
Klubet rivale të Manchester City po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve të ashpra ligjore, pasi klubi anglez u shpall…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka mirëpritur legjendën e Prishtinës, Xhevdet Muriqin.Kurti ka kujtuar kohën kur e përcillte nga…