Categories: Uncategorized

Flet mjeku që u infektua me COVID-19 në Durrës dhe tregon çfarë i ndodhi

Mjeku Infeksionist Beqir Gelaj është një nga personat e prekur nga COVID-19 nga pacientja që ndërroi jetë në spitalin e Durrësit, ndërkohë që tregon simptomat e këtij virusi, që deri më tani ka marrë jetën e 5 personave.

Në një intervistë për “Real Story” në “News24” Gelaj pohoi se aktualisht qëndron në shtëpi dhe se simptomat e tij ishin shumë të lehta, dhimbje koke, dhimbje trupi si dhe kollë të lehtë.

Të lidhura

None found

Ai tha se tashmë rezulton negativ, por i duhet të qëndrojë në karantinë për 14 ditë dhe më pas do të kthehet sërish në detyrë.

INTERVISTA:

Si e mësuat faktin që ishin prekur nga koronavirusi?

Atë ditë kam qenë mjek roje. Kur kam marrë shërbimin, gruaja ka qenë në gjendje të rëndë. Kemi qenë me doreza. Pacienti rëndohet nga ora e gjysmë e natës. Më pas u mor tamponi dhe u dërgua përgjigja, dhe rezultoi se ishte pozitiv.

Në ato momente çfarë ndjetë?

Realisht, kur erdhi përgjigja për pacienten, i gjithë personeli mori tamponët. Hymë në vetekarantinim. Fati deshi që vetëm unë të isha pozitiv.

Ju patët simptoma?

Kisha shqetësime të lehta kisha.

Çfarë ndjetë?

Unë jam specialist i kësaj fushe dhe një pjesë e madhe kalon në formë asiptomatike. Që besoj se do kalojë 80 përqind e rasteve. Shqetësime të vogla, dhimbje koke, dhimbje muskuj, një kollë të lehtë dhe s’kam pasur temperaturë. Nga i gjithë personeli i spitalit të Durrësit vetëm unë rezultova pozitiv.

Si ka mundësi që vetëm ju u shfaqet me simptomë pozitive?

Nuk mund të them. Unë jam vet i kujdesshëm, por duke qenë në kontkat me pacientë, jemi të rrezikuar.

Vë re që në Durrës numri ka mbetur i njëjtë numri i të prekurve me COVID-19. Pse ndodh kjo? Janë shumë arsye. Në përgjithësi dhe kjo ekziston mundësia, që respektohen deri diku. Të gjithë pacientët që paraqiten tek urgjenca, ndiqen në mënyrë korrekte nga personeli. Secili i sëmurë paraqet gjendje klinike të ndryshme.

Ju jeni ende në karantinë?

Po për 14 ditë të tjera.

Ju do të ktheheni në detyrë në rast se jeni negativ?

Patjetër që po. Ai është profesioni ynë.

Mesazhi juaj për kolegët?

Kolegët janë të kujdesshëm padiskutim. Por më shumë duhet një mesazh për masën e gjerë të popullit. Vetëizolimi është masa në këto kushte dhe higjiena. Duhet të respektohen të gjitha rregullat për COVID-19.

të fundit

Murati seeks an explanation from SPAK over the lack of a request to arrest Balluku

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

2 hours ago

Papin kritikon Mbappen: Prezantimi në media i dëmtoi ëndrrën për Topin e Artë

Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…

2 hours ago

Murati kërkon shpjegime nga SPAK për mungesën e një kërkese për arrestimin e Ballukut

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

2 hours ago

Klodiana Lala: Refusing a second SPAK request for Balluku would raise suspicions about Rama

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

3 hours ago

Charles honors the four marines killed when the HMBS Flamingo sank in the Bahamas

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

3 hours ago

€122 million more for wages and pensions in the 2026 budget

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…

3 hours ago