Categories: Uncategorized

Gazetari shqiptar i prekur nga Covid-19 tregon simptomat dhe bën thirrjen e fortë

Gazetari Berat Buzhala, i cilika rezultuar pozitiv me koronavirus, thotë se është në ditën e gjashtë të simptomave të virusit, të cilat për të po rezultojnë të ndryshme nga ato që shkaktojnë viruset e tjera, e për këtë arsye edhe shqetësuese.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, gazetari thekson se ky virus nuk është si të tjerët dhe dhe ai vetë po përjeton situata të ndryshme si asnjëherë më parë.

Të lidhura

None found

Buzhala thotë se simptomat që ka përjetuar përfshijnë ethet, temperaturë, dhimbje sysh, shpatullash, qafe, dhe gjithashtu ka humbur nuhatjen.

Për këtë arsye, gazetari i bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm se në Kosovë situata në spitale nuk është e mirë.

POSTIMI I PLOTE

Dita e gjashte

Ky virus nuk eshte sikur viruset e tjere. Le ta bejme te qarte qe ne fillim. Edhe kur kane kaluar gjashte dite prej momentit kur e kam verejt qe po ndihem paksa i semure, une edhe me tutje, cdo dite, perjetoj episode te ndryshme, qe nuk i kam perjetuar me heret.

Asnjera prej tyre nuk jane te paperballueshme, thjesht jane te ndryshme. Bie fjala, nese dy ditet e para kisha ethe dhe temperature, ne ditet e tjera kjo gje ndryshoi. Per kete arsye nuk kam perdore me paracetamol, e as asnje ilac tjeter per dhimbje, ani pse ne diten e kater dhe te peste kisha dhimbje te syve, kurse ne diten e gjashte, sot, dhimbje te qafes, permbrapa, dhe shpatullave. Kjo gje nuk do te ndodhe me viruse tjera.

Mos te harroj, e kam humbe ne mase mbi 90 perqind edhe nuhatjen, nuk po i degjoj ererat, kurse edhe me tutje i dalloj shijet. Sigurisht qe edhe kryte po me vjen pak ma i rande.

Sic edhe ceka ne krye te shkrimit kam perdore paracetamol dy ditet e para, per temperature, kurse e pata fillu me sugjerimin e mjekut perdorimin e nje antibiotiku, Pancef, nje dite para se me u identifiku pozitiv, sepse kur i kam bo analizat e gjakut ka pase shenja qe mundet me qene edhe infeksion bakterial.

Doli qe ishte COVID’i, por pastaj vendosem qe me e vazhdu antibiotikun se paku shtate dite, do te thote deri neser.

Jam plotesisht i vetedijshem qe kjo situate nuk do te me dukej keshtu sic me duket tani, sikur te kishim qene me pak te informuar per kete virus. Tash jemi me shume sensitiv dhe alarmohemi me shpejt ndaj cdo ndryshimi ne organizem.

Kerkush nuk duhet me u nise prej kesaj cfare po them une, e me thane “sa per qeso simptomesh nuk po ruhna mo”.

Beri eshte sportist si natyre, nuk kam sheqer, nuk kam tension te larte, asnje analize te gjakut keq nuk e kam, prandaj supozohet me e kalu me mire kete problem. Mirepo edhe perkunder krejt ketyre perparesive, prape po them, ky virus eshte pak me i cuditshem se sa ata te tjeret.

COVID kerkon vrima ne organizmin tone dhe godet bash qaty ku qendron me se dobeti. Prandaj, nuk do te ishte mire ta provokonit pa nevoje. Ne rregull eshte nese vjen papritur, mirepo mos u gezoni, sepse nuk eshte sikur me u bo synet.

Tash edhe nje informate: Gjendja ne QKUK eshte alarmante. Motrat dhe mjeket po luftojne si luaj – e them me gjithe mend se i kam pa. Fatkeqesisht infrastruktura tashme eshte krejtesisht e limituar, prandaj ruani pleqte e juaj, sepse ndodhe qe nuk do te keni ku t’i coni.

Kaq

të fundit

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Librazhd/ Makina përplas për vdekje fëmijën 7-vjeçar, po kalonte rrugën për në shkollë

Mëngjesin e sotëm, një aksidenti i rëndë u regjistrua në fshatin Mengel në Elbasan, ku ka humbur jetën një fëmijë…

15 minutes ago

Shpërthim me tritol në një lokal pranë Komisariatit nr.4! Kamerat e sigurisë kapën autorin që la lëndën plasëse

Në orët e para të mëngjesit, një sasi tritoli ka shpërthyer në një lokal në një pallat në Tiranë në…

35 minutes ago

Ilir Shaqiri s`përmbahet, shpërthen me ofendime të rënda ndaj Mozës: Bir k*rve…

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga ish-konkurrenti i “Ferma VIP”, Akili, ka nxitur diskutime mbi të ardhmen e…

1 hour ago

Panik në kompleksin “Kadiu”, flakët përfshinë gjatë natës një nga pallatet e sapondërtuara në zonën e Ali Demit në Tiranë, evakuohen banorët

Mbrëmjen e djeshme, një zjarr ka shkaktuar panik në kompleksin “Kadiu”, në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku flakët…

1 hour ago

Negociatat/ Rama: Mister i gëzueshëm, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, në harkun e 180-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit! 2030 do jetë edhe Viti Europian i Naimit

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale lidhur me procesin e integrimit europian të…

2 hours ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.7 lekë, në shitje me 82.7 lekë. Euro, do…

2 hours ago