Categories: Uncategorized

“Çfarë po ndodh me mua?”, ish-banori i BB tregon simptomat e ashpra të Covid-19

Ish-banori i ‘Big Brother’ Petrit Bylykbashit u infektua me ‘Covid-19’ në fund të marsit. Pas këtij momenti ai u vetizolia dhe pas disa javësh rezultoi negativ.

Megjithatë pak ditë më parë Petriti tregoi me anë të një postimi në ‘Facebook’ se ishte infektuar sërish me virusin ‘Covid-19’.

Të lidhura

None found

Ai ka shtuar se pas tre muajsh ai po përjeton sërish simptoma, edhe më të rënda. Ndonëse testi i bërë kësaj i ka dalë negativ, Petriti thotë se ka ndjerë të njëjtat shenjat, veçse më agresive. Ai dyshon se testi mund të jetë i gabuar, pasi shprehet me siguri për simptomat që po ndjen sërish në trupin e tij. I ftuar në emision live në kanalin ‘T7’ në Kosovë, Petriti ka treguar më hollësisht se çfarë ndjen tashmë.

“Të mundohem ta shpjegoj, unë e di çfarë ka ndodhur me mua, herën e parë dola pozitiv që në fund të marsit, u izolova në shtëpi me simptoma. Kam vazhdu 24 ditë të plota deri sa dol negativ, pas tre muajsh pata prapë simptoma dhe njoftova Klinikën. Një test tjetër do bëj nesër, pasi dola negativ tek testi i të shtunës por kam simptoma më agresive se herën e parë. Më kanë marrë analizat dhe pres të më thonë. Nuk po e tregoj se ç’po përjetoj, kam probleme me frymëmarrjen, me ethe me temperaturë, shtrëngime gjoksi, nyjet me dhëmbin. Këto shenja i kam edhe gjatë gjithë natës. Jam në mesin e sulmeve tani që po flas. Disa njerëz po e marrin me tallje. Kam marrë oksigjenues në shtëpi”, ka pohuar Bylykbashi.

Teksa mjeku në emision është shprehur se mund të jetë prekur nga një tjetër virus, Petriti i

është drejtuar duke i thënë: “Nuk e di, atëherë pse kam këto shenja, çfarë po ndodh me mua? Kam menduar se virusi nuk kthehet, por virusi kthehet dhe unë po e përjetoj”.

të fundit

Ramadani: Ndërrimi i pushtetit në Serbi nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Kosovës

Në Serbi pas 12-viteve, ka rënë Aleksandar Vuçiq nga pushteti, derisa drejtimin e këtij shteti do të marrë Lista Studentore…

4 minutes ago

Nga tentativa për të marrë makinën e motrës deri te arrestimi në malet e Becit: si u kap Albert Sylaj

Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të…

4 minutes ago

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 28 Tetor 2026

Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…

17 minutes ago

Horoskopi 28 Tetor 2026/ Zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…

21 minutes ago

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago