Një qytetare që tentoi të hidhet nga banesa e saj në qytetin e Fierit rrëfeu përse e mori atë vendim.
Sipas saj, shtesën që do ia prishin se e ka ndërtuar pa leje, nuk e ka bërë me lekë dròge, por ka punuar në Greqi.
None found
“Nëse do të prishësh këtë ballkonin, nëse ke ngelur keq për ballkonin tim, unë hidhem e ta marrë dhe shtëpinë dhe fëmijët e mi le ti lërë jetim.
Nuk kërkoj asgjë tjetër, asgjë, vetëm ballkon. Nuk e kam as dyqan, as vilë, as e kam marrë me drògë, e kam marrë me lekët e Greqisë, kam pastruar m*tërat. Asgjë nuk kërkoj dot.
Kam vajtur për dokumenta, ka qenë kryetari i bashkisë tjetër, më tha po të dha leje gjitoni që ke poshtë, bëje. Gjitonët më kanë dhënë leje. Kam bërë vetëm xhamat me dy anësore. Nëse duan të heqin xhamat, anësoret, le ti heqin, po atje lart të mos e heqin se unë këtu fle, këtu kam dollapin e rrobave.
Në pallatin tjetër është edhe një si kjo e imja, por ajo është me xham. Thonë që ai e ka të vetën. Edhe unë timen e kam, nuk i kam hyrëasnjërit në pjesë”, tha qytetarja.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme dhe pak minuta pasi foli për “Fax News”, ajo tentoi sërish të hidhej por kanë ndëhyrë menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikëset për ta zbritur nga tarraca./Faxweb
Kombëtarja e Turqisë dhe përfaqësuesja e Paraguait do të kërkojnë pikët e para në kualifikimet për Kupën e Botës.Të dyja…
Brazili ka marrë një goditje të rëndë gjatë përballjes së Kupës së Botës ndaj Haitit, pasi Raphinha u detyrua të…
Përfaqësuesja e Marokut e ka shijuar fitoren e parë në këtë Kampionat Botëror, duke e mposhtur Skocinë.Maroku arriti fitore shumë…
Kombëtarja e Brazilit do ta synojë fitoren e parë në këtë Kampionat Botëror ndaj Haitit.Pas barazimit me Marokun, skuadra e…
Përfaqësuesja e Marokut e ka shënuar golin më t shpejtë deri më tani në këtë Kampionat Botëror.Maroku kaloi herët në…
Dhjetorin e kaluar, FIFA njoftoi se pushimet për hidratim do të ishin të detyrueshme në të gjitha ndeshjet e Kupës…