Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova zhvilloi në Bruksel takime me eurodeputetët Dan Barna (Renew, Rumani), Tijs Reuten (SD, Holandë), Matej Tonin (PPE, Slloveni) dhe Karlo Resler (PPE, Kroaci).
Gjatë diskutimeve u trajtua ecuria e integrimit evropian të Maqedonisë, vështirësitë që ndikojnë politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe rrugët e mundshme për zhbllokimin e negociatave të pranimit, të cilat prej kohësh kanë mbetur në vendnumëro.
None found
Siljanovska-Davkova nënvizoi se vendi ka 21 vjet që gëzon statusin e kandidatit dhe se gjatë kësaj periudhe ka vijuar të angazhohet për anëtarësimin në BE, duke ndërmarrë edhe reforma të rëndësishme.
Ajo veçoi gjithashtu përputhjen e plotë të vendit me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, duke e cilësuar këtë si dëshmi të orientimit të qartë gjeopolitik dhe të mbështetjes së qëndrueshme për pozicionet evropiane.
Sipas presidentes, përgjegjësia për të treguar vullnet politik për përparim nuk u takon vetëm vendeve kandidate. Ajo tha se edhe Unioni duhet të ofrojë zgjidhje krijuese për kapërcimin e bllokimit të zgjatur, pa cenuar identitetin kombëtar dhe kulturor maqedonas.
Të pranishmit ndanë qëndrimin se RMV-ja e ka vendin në Bashkimin Evropian, ku i përket natyrshëm, edhe pse rruga drejt anëtarësimit mbetet e shoqëruar me sfida.
Disa prej eurodeputetëve theksuan se përvojat e vendeve të tyre tregojnë se procesi i pranimit mund të zgjasë dhe të përfshijë kushte të vështira, ndërsa përparimi i arritur nuk merr gjithmonë njohjen e merituar.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim shefin e Misionit të EULEX-it, Antero Lopes,…
Agjencia për Informim dhe Privatësi ka bërë të ditur se Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 vlerëson…
Zëvendëskryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Liza Gashi, ka thënë se, pavarësisht bllokadës institucionale, Kosova ka shënuar progres në disa…
Aktivisti Dritan Goxhaj ka lëshuar kritika të forta ndaj Partisë Demokratike, duke akuzuar opozitën se po përpiqet të krijojë përçarje…
Në qendër të debatit mediatik është rikthyer çështja e të drejtave të pensionit për emigrantët që kanë punuar për dekada…
Kapiteni i Zurichut Lindrit Kamberi është zyrtarisht lojtari më i ri i Kosovës, me përzgjedhësin Franco Foda që e ka…