Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka miratuar garancinë prej 1.140.781 eurosh, të ofruar përmes pasurive të paluajtshme, dhe ka vendosur t’ia heqë paraburgimin Përparim Bajramit, të akuzuarit të parë në çështjen e njohur si “Lotaria”.
Avokati i tij, Elenko Milanov, i tha TV21 se garancia nuk përbëhet nga prona personale e Bajramit. Ajo përfshin pasuri të paluajtshme të prindit të tij dhe prona në pronësi të një kompanie, emri i së cilës nuk është bërë publik.
None found
Meqë prokurori publik dhe palët hoqën dorë nga e drejta e ankesës, vendimi është bërë i formës së prerë. Bajrami pritet të dalë nga Burgu i Shkupit pasi hipoteka të regjistrohet në Kadastër.
Për të siguruar paraqitjen e tij në gjykatë, ndaj Bajramit janë vendosur edhe masa kujdesi: pasaporta do t’i merret, nuk do të mund të pajiset me dokument të ri udhëtimi dhe do të duhet të paraqitet rregullisht pranë institucioneve.
Më 13 gusht 2026, ndaj tij u ngrit aktakuzë për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”, vepër që mund të dënohet me deri në pesë vjet burgim. Pasi për një periudhë nuk ishte i arritshëm, Bajrami u paraqit vetë më 9 shtator për të vuajtur paraburgimin. Sipas Ligjit për Procedurë Penale, për këtë lloj aktakuze paraburgimi mund të zgjasë jo më shumë se 60 ditë, deri më 8 nëntor.
Në seancën e mbajtur më 18 shtator, Bajrami u deklarua i pafajshëm.
Përveç tij, në këtë çështje akuzohen ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, ish-sekretari i Qeverisë Metodija Dimovski dhe pesë ish-anëtarë të Bordit Mbikëqyrës. Sipas akuzës, vendimi i Qeverisë për blerjen e terminaleve të videolotarisë dhe organizimin e lojërave të fatit në mënyrë të pavarur i shkaktoi SHA “Lotaria Shtetërore” dëm prej rreth 9,7 milionë eurosh. Kjo, pavarësisht se që nga viti 2013, e drejta përkatëse ishte investuar si kontribut jomonetar me vlerë 6,2 milionë euro në kompaninë e përbashkët me “Casinos Austria”.
Ambasadori i ri iranian në Romë, Ali Akbar Rezaei, deklaroi se Teherani kërkon paqe dhe mbështetjen e Europës për t’i…
Vladimir Putin paralajmëron sulme hakmarrëse ndaj Ukrainës, duke e akuzuar Kievin se po vazhdon goditjen e rafinerive ruse të naftës,…
Manchester United vazhdon të jetë i hapur për shitjen e Marcus Rashfordit, pavarësisht rikthimit të tij në ekipin e parë.Gazetari…
Gjykata e Tiranës ka dënuar për shpifje dhe fyerje avokatin Idajet Beqiri, duke i dhënë fund një procesi gjyqësor trevjeçar…
Kapiteni Granit Xhaka do t’i mungojë Sunderlandit të paktën edhe në dy ndeshjet e ardhshme në të gjitha garat. Ai…
Skuadra e Paris Saint-Germainit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, Nico Williamsin që është pjesë e Athletic Bilbaos. Mediumet…