Ministria e Mbrojtjes i është drejtuar me një apel qytetarëve që këtë të dielë të qëndrojë larg pallateve dhe objekteve që mund të rrëzohen për shkak të erës së fortë.
I gjithë vendi është përfshirë nga stuhitë e erës në shpejtësi që kapin 80 km/h. Vetëm në Tiranë janë rrëzuar dhjetëra pemë e madje dhe depozita uji për shkak të erës së furishme.
None found
Njoftimi i plotë:
Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, nisur nga situata e pazakontë e erës së fortë gjatë orëve të fundit në disa qarqe të vendit, i bën thirrje qytetarëve, të shmangin qëndrimet në afersi të pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme. Rënia e sendeve dhe objekteve të ndryshme për shkak të erës përherë e më të fortë, mund të bëhen shkak për aksidente.
Ndërkohë, Ministrja Xhacka përmes AKMC është në komunikim të vazhdueshëm me shtabet e emergjencave në të gjitha prefekturat, për të ndjekur orë pas orë situatën e vështirë të motit të shkaktuar nga erërat dhe bora në disa qarqe. Sipas informacioneve paraprake të deritanishme situata është nën kontroll dhe nuk raportohen probleme.
Trajneri i Anglia, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se mbrojtësit Reece James dhe Jarell Quansah nuk do të jenë të gatshëm…
Ndeshja e shtatë e raundit të 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026 midis Meksika dhe Ekuadori është shtyrë për…
Kylian Mbappe vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror. Sulmuesi francez realizoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Suedisë dhe…
Meksika dhe Ekuadori përballen sonte në një duel vendimtar të fazës së 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026, me…
Janë konfirmuar tri ndeshjet e para të fazës së 1/8 së finales në Kupën e Botës 2026, ku pritet spektakël…
Fushata e Frenkie de Jong në Kupën e Botës 2026 përfundoi në mënyrën më zhgënjyese të mundshme, pasi Holanda u…